BallinaAktualitetCovid-19COVID-19/ Shifrat e Italisë dhe ato të Shqipërisë

COVID-19/ Shifrat e Italisë dhe ato të Shqipërisë

MERXHAN DACI

Koronavirusi i ri COVID-19 ka goditur rëndë Italinë. Numri i viktmave është afro 7 mijë ndërkohë që rastet pozitive me virus janë thuajse 10-fishi i viktimave. Në Shqipëri numri i të konfirmuarve me virus ka shkuar në 146, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Italia dhe Shqipëria kanë numër shumë të ndryshëm popullsie dhe strukturë tjetër moshore, por le të shohim trendin e përhapjes së virusit në të dyja vendet.

Koronavirusi dhe ecuria në Itali

Në 15 shkurt në Itali kishte zyrtarisht vetëm 3 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri. Në 15 mars, vetëm një muaj më pas ky numër shkoi në afro 25 mijë.

Numri total i të konfirmuarve me COVID-19 ka shkuar në gati 70 mijë.

Nëse flasim për numrin e vdekjeve nga ky virus në Itali, në 21 shkurt u konfirmua viktima e parë, ndërsa, brenda një muaji, në 21 mars ky numër shkoi në 4825.

Deri në 24 mars numri i vdekjeve shkoi në 6820.

Numri më i lartë i vdekjeve për 24 orë u shënua në 21 mars ku 793 persona humbën betejën me koronavirusin e ri. Dy ditë më pas rastet e vdekjeve shënuan një rënie të lehtë e të përkohshme, për të shënuar sërish rritje.

Ndërkohë numri i rasteve të reja të identifikuara çdo 24-orë është në rënie, me pikun e zbulueshmërisë po në 21 mars me 6500 raste, teksa tani ka zbritur në 5200.

Sa i përket numrit të testimeve, deri në 17 mars, Italia kishte testuar 148,657 persona ku 31,506 kishin rezultuar pozitivë.

Koronavirusi dhe ecuria në Shqipëri

Deri në 25 mars Shqipëria ka testuar 1040 persona ku 146 prej tyre rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri COVID-19 dhe 5 humbën jetën.

Dy rastet e para në Shqipëri me koronavirus u identifikuan në 9 mars ose 24 ditë pas rastit të parë në Itali.

Ndërkaq, kur ende nuk është bërë një muaj nga publikimi i rasti të parë të identifikuar me COVID-19 në Shqipëri, për këtë periudhë 16 ditore, ka pasur një numër i cili është konsideruar si i kufizuar i zbulimit të rasteve.

Krahasimi i strukturës së popullsive

Ekspertët kanë thënë këto kohë se nuk mund të bëhen krahasime të thjeshta se pse ka më shumë vdekje nga koronavirusi në Itali se në Shqipëri për shembull. Disa prej tyre e argumentojnë këtë me strukturën moshore të popullsive përkatëse.

Italia ka një popullsi prej 60,48 milionë banorësh dhe popullsia mbi 65 vjeç (mosha më e rrezikuar) e Italisë përbën 21,69% të totalit tësaj. Mosha mesatare në Itali është 44,7 vjeç.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë. Personat mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 13% të popullsisë totale.

Mosha mesatare në Shqipëri është 35,4 vjeç pra më e re se mosha mesatare në Itali.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img