Qendra “Faktoje”, e mbështetur nga Public Affairs Office, po zbaton projektin “Gjurmo paranë” – Rindërtimi në Shqipëri.
Përmes këtij projekti ne synojmë të mbështesim qytetarët e prekur nga tërmeti, duke ndihmuar që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse. Mungesa e transparencës, por edhe vonesat e procedurave pengojnë qytetarët që të përfitojnë të drejtat e tyre në kohë.
Faktoje vijon të ndjekë procesin e rindërtimit prej 26 nëntorit të vitit 2019 e në vijim, duke u fokusuar tek transparenca, por edhe nxitja e llogaridhënies ndaj zyrtarëve të lartë.
Ne ftojme qytetarët të na shkruajnë pranë rubrikës FAKTO DHE TI.
Për çdonjërin prej jush do të ketë një përgjigje.