Marsilda Kola
Ana, shoqja ime e shkollës, nuk e kishte menduar kurrë se do të binte pre e shantazhit. Disa muaj më
parë, një fotografi e manipuluar dhe modifikuar nga shokët e saj të klasës nisi të qarkullonte në të gjithë
shkollën, duke e bërë atë të ndihej keq. Grupi i adoleshentëve kishte vendosur ta vinte në lojë për shkak
se në sytë e tyre, ajo kishte një pamje të papërshtashme.
Ndërkohë që fotoja vazhdonte të shpërndahej, Ana nisi të mbyllej në vetvete, të mos donte të shkonte
në shkollë. Ajo refuzonte ti tregonte familjes nga frika se nuk do ti besonin dhe nga ana tjeter kishte një
presiontë madh ndaj saj nga shoket dhe shoqet. Ajo nuk pranonte të jepte një shpjegim, u distancua nga
shoqeria duke u mbyllur ne vete, qante vazhdimisht dhe nuk e pranonte dot që të fliste me askënd.
Pas pak kohësh prindërit e saj e mësuan gjendjen e vajzës dhe iu drejtuan drejtorisë së shkollës dhe
oficerit të sigurisë që ndihmuan në zgjidhjen e problemit. Këshillimi i vazhdueshëm dhe seancat me
psikologen ndihmuan që vajza të rikthehej sërish në shkollë dhe djemtë të kërkonin falje për gabimin.
Ky nuk është rasti i parë apo i vetëm i bullizmit në shkollë apo në shoqërinë tonë. Bullizmi shfaqet në
disa forma si tallja dhe diskriminimi midis nxënësve për mënyrën e të veshurit, të folurit apo për
pamundësinë ekonomike që mund të ketë një fëmijë.
Një formë tjetër e përhapur është shantazhimi ndërmjet imazheve apo videove ndërmjet fëmijëve apo
adolëshentëve.
Në këtë pikë, psikologu i shkollës ka një rol të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në parandalimin e
bullizmit përmes shërbimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që u ofrohen fëmijëve, familjeve dhe
shkollës.
Psikologu ndihmon në krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë, pozitiv dhe gjithëpërfshirës për të gjithë
nxënësit në shkollë, duke ndikuar në proçesin e të mësuarit dhe po ashtu në sjelljen e nxënësve.
Është e domosdoshme që psikologu apo psikologia të realizojë konsultime me prindërit/kujdestarët e
ngacmuesve dhe i ofron atyre burime efektive, ndërhyrje mbështetëse dhe strategji për menaxhimin e
sjelljes.
KJo jep mundësi për të ofruar mbështetje emocionale ndaj nxënësve që e gjejnë veten “viktima” të
bullizmit ose realizon ndërhyrje për të ndihmuar në eliminimin e sjelljeve ngacmuese dhe zëvendësimin
me sjellje positive.
Më shumë se kaq, shoqëria vetë duhet të ndërgjegjësohet në respektimin e individit dhe sigurimin e
ndihmës në rastet e identifikimit të viktimave të bullizmit.
Organizata Fact Checking Faktoje dhe ekipi i H.A.N.A, po zbatojnë projektin “Edukimi mediatik në
komunitetet lokale në Shqipëri” në kuadër të PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar
lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor
dhe Turqi.
Ky botim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është
përgjegjësia e vetme e organizatës Faktojes dhe jo domosdoshmërisht pasqyron opinionin e Bashkimit
Europian.’