BallinaFaktometerE PavërtetëBlendi Klosi: Në 5 vite dyfishuam numrin e turistëve të huaj

Blendi Klosi: Në 5 vite dyfishuam numrin e turistëve të huaj

ANDI BORA

“Në këto 5 vite të para të qeverisjes sonë, kemi arritur të dyfishojmë numrin e turistëve të huaj të hyrë në Shqipëri”.

Kështu u shpreh ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit që qeveria mbajti në Lalëz, Durrës, në përfundim të sezonit turistik të këtij viti, me datë 31 gusht.

Kontrollin e fakteve, e nisëm duke dërguar një kërkesë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ku në përgjigjen e kthyer brenda dy orëve, rezulton se numri i turistëve në vitin 2014, vit i plotë i qeverisjes Rama, të jetë 3.67 milionë, ndërkohë viti 2018, nga muaji janar deri në fund të muajit gusht, rezulton te jetë 4.28 milionë.

Sipas përllogaritjeve që Faktoje bëri, rritja e numrit të turistëve të huaj nga viti 2014 deri në fund të muajit gusht 2018, rezulton të jetë 16.7% dhe jo dyfishim siç tha edhe ministri Klosi.

Në rast dyfishimi, numri i turistëve minimalisht duhej të ishte 7.34 milionë turistë. Kjo është e vlefshme edhe nëse marrim si vit krahasimi vitin 2013. Në të dyja rastet nuk kemi dyfishim të turistëve të huaj.

Bazuar në të dhënat që na vuri në dispozicion Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, deklaratën e ministrit Klosi do t’a klasifikojmë GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img