.

.

BallinaPertejBilanci dy ditë pas tërmetit

Bilanci dy ditë pas tërmetit

FAKTOJE

Numri i viktimave, sipas konfirmimit të policisë që morëm mesditën e kësaj të enjteje është 40.

Të plagosur janë mbi 600.

Ky është bilanci dy ditë pas tërmetit që solli dëme në njerëz dhe banesa në Thumanë dhe Durrës.

Për ndërtesat e pabanueshme ende nuk ka një bilanc të përafërt teksa disa prej pallateve janë rrethuar me shirit nga Policia ndërsa disa jo.

Po ashtu i paqartë mbetet numri i personave që gjenden nën rrënoja.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ndërprerjen e kërkimeve në Thumanë pasi nuk ka të dhëna për persona të tjerë të zhdukur teksa kërkimet vazhdojnë në zonën e Kënetës në Durrës.

Ndërkaq, në Thumanë dhe Durrës janë ngritur çadra dhe kapacitete të tjera për të strehuar të dëmtuarit nga tërmeti.

Në Durrës kryesisht qytetarët kanë raportuar se nuk ka shkuar njeri t’i këshillojë nëse duhet të rikthehen në pallatet ku ata kanë banesat e tyre të dëmtuara.

Kryeministri Rama në mbledhjen e Qeverisë sot tha se tani duhet më shumë menaxhim i ndihmave dhe strehimit të banorëve të mbetur pa shtëpi.

Nuk ka më nevojë për ndihma, pasi falë jush ka masivisht, por mund të ketë nevojë për më shumë bashkërendim dhe koordinim. Ju lutem të gjithë atyre që do të vijnë të drejtohen te Ministria e Mbrojtjes, në mënyrë që të bëjnë një ndarje sa më të drejtë të ndihmave. Plaga është te strehimi, ndaj dhe duhet të fokusohemi te ky kontribut“, tha Rama.

në përditësim…

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img