.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookBig Market nuk po zhvillon një lojë shpërblyese me gjetje numrash

Big Market nuk po zhvillon një lojë shpërblyese me gjetje numrash

Rrjeti i supermarketeve Big Market nuk po zhvillon ndonjë lojë shpërblyese me gjetje numrash, siç pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me një faqe dhe lojë të rremë.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se një prej marketeve të njohur në Tiranë, Big Market, ofron një shpërblim prej 100 mijë lekësh për ata ndjekës që gjejnë një numër në një foto të publikuar krahas shkrimit.

𝐁𝐢𝐠 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐞𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩𝐞̈ 𝟏𝟎𝟎,𝟎𝟎𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐡  𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐞𝐜̧ [𝟖𝟎𝟑] 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡.𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭! 𝐏𝐞̈𝐫 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚j“, shkruhet në postime në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë  në  Facebook

Profili që ka publikuar këtë “lojë shpërblyese” mban emrin e Big Market Albania, por nga një verifikim i bërë shihet se kjo faqe ka vetëm 8 ndjekës në Facebook, duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi. Në profilin e saj, faqja në fjalë ka vetëm postime që lidhen me lojëra të tilla, që synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Për fat të keq, janë me qindra komentet në këtë faqe, çka tregon që një pjesë e qytetarëve kanë rënë  pre e kësaj skeme mashtrimi. Aty jepet edhe një link ku u kërkohet qytetarëve që të plotësojnë të dhënat, por duhet treguar kujdes. Asnjë e dhënë nuk duhet ndarë me këto faqe, sidomos të dhënat bankare, pasi rrezikojnë që të vidhen.

Ne kërkuam në faqen zyrtare të Big Market, ku shihet se ka mbi 100 mijë ndjekës në Facebook. Rrjeti i supermarketeve organizon herë pas here shorte për ata që kanë kryer blerje pranë pikave të tyre, por shortetë dhe lojrat e organizuara janë tërësisht ndryshe nga këto që qarkullojnë në faqe fantazmë.

Lexuesit duhet të bëjnë kujdes nga oferta të tilla në rrjetet sociale, ku skema mashtrimi përdorin identitetin dhe emrat e kompanive të njohura për përfitime të ndryshme. Faktoje ka verfikuar një sërë skemash të tilla në disa artikuj të ndryshëm.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img