BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBeteja ligjore mes dy PD-ve është ende e hapur

Beteja ligjore mes dy PD-ve është ende e hapur

Lajmi për një vendimmarrje të re ne gjykatën e Tiranës mbi përballjen ligjore mes dy grupeve në Partinë Demokratike, nuk është i saktë. “Faktoje” analizoi më tej gjysëm të vërtetat e artikujve të shpërndarë së fundi online mbi gjyqin mes “kryetarit” Basha dhe “Rithemelimit”.

Nevila Gjata

Në Partinë Demokratike mbetet një debat i hapur ligjor se kujt i përket vula, selia dhe sigla e partisë. Apeli nuk e ka thënë ende fjalën e vet, ndërsa në media janë hedhur disa versione që në thelb i referohen burimeve.  I tillë është edhe një lajm i publikuar më 15 shtator në gazetën “Sot”.

screenshot i titullit te publikuar nga gazeta “Sot”

Titulli i shkrimit fillon me një opinion të autorit, i cili nuk ka referencë brenda në artikull kur shkruan se “Foltorja” është në alarm. 

Më tej shkrimi përfshin një deklaratë të Edith Harxhit shkëputur nga një studio televizive e cila nënvizon ndërmjet rradhëve, se Gjykata e Tiranës njeh ende Lulzim Bashën si kryetar. Një informacion të tillë gazeta “Sot” e ka reflektuar edhe në titull. 

Dy janë reagimet zyrtare të Gjykatës së Tiranës për Lulzim Bashën deri më tani: 

I pari  ishte në muajin janar pas një kërkese nga vetë Basha për t’u regjistruar më vonë  pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale. 

screenshot i vërtetimit te Gjykates se Tiranes lëshuar ne janar 2022

Dhe i dyti, në muajin Prill, kur Basha kishte dhënë dorëheqjen, por debati ishte i hapur.

screenshot i informacionit te lëshuar nga Gjykata e Tiranes per median e përditshme Gazeta Shqiptare

Ende deri sot (16 shtator) në regjistrin e partive politike vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri në favor të Sali Berishës nuk është reflektuar pasi vendimi është apeluar nga Enkelejd Alibeaj.

Titulli se gjykata e Tiranës njeh Bashën si kryetar është i vërtetë, por jo koherent, për shkak se është prezantuar si një zhvillim i ri në vendimmarrjen e Gjykatës. 

Nuk është i vërtetë ndërkohë, paragrafi tjetër në titull, kur shkruhet se: “Rithemelimi” nuk njihet si legjitim. Brenda në artikull gazeta “Sot” i referohet një interviste të mëparshme për këtë media të juristit Indrit Sefa. Ky i fundit ishte kandidati i propozuar nga Lulzim Basha për kreun e Bashkisë Lushnjë më 6 mars.  

screenshot i paragrafit ku flitet për “Rithemelimin”

Në fund të muajit mars, Agron Zhukri pranoi kërkesën e  Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Gjyqtari Zhukri pranoi depozitimin e vendimeve të kuvendit Kombëtar të PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike që përfshinin plot 7 vendime ndër to edhe njohjen si strukturë të Rithemelimit. 

Gjykata Civile e Tiranës madje e njohu Komisionin e Rithemelimit si legjitim edhe në aspektin paraprak formal të paraqitjes së kërkesës dhe vënies në lëvizje të gjykatës si organ i zgjedhur dhe i emëruar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të 11 dhjetorit.

screenshot e vendimit te gjyqtarit Agron Zhukri

Bazuar mbi këto fakte, titulli dhe shkrimi rezulton gjysëm i vërtetë. Beteja për godinën, vulën dhe selinë e PD-së nuk ka përfunduar akoma. Deri tani dimë dy të vërteta të ndryshme nga e njëjta gjykatë. E para që ka ende të regjistruar Lulzim Bashën si kryetar dhe e dyta që njeh Rithemelimin si organ legjitim në parti. Të dyja “presin” Apelin se cila prej tyre do të vijojë të mbetet e tillë.     

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img