.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëBashkia Lushnje ndërtoi pritën lumore në Thanasaj, por “harroi” rrugën

Bashkia Lushnje ndërtoi pritën lumore në Thanasaj, por “harroi” rrugën

Bashkisë Lushnje iu desh dyfishi i kohës së njoftuar për të ndërtuar pritën lumore në Thanasaj. Vonesa, e argumentuar nga Bashkia me prurjet e shtuara të lumit Shkumbin, duket se ka “lënë rrugëve” premtimin për asfaltimin e rrugës së fshatit.

Jona Plumbi

Tre muaj pasi Faktoje publikoi shqetësimin e banorëve dhe vonesën në ndërtimit e pritës së lumit Thanasaj në Lushnje, kjo e fundit tashmë është përfunduar.

Në 20 shkurt 2022, gjatë fushatës elektorale Erisleda Sefa njoftoi nisjen e ndërtimit të një prite për lumin Shkumbin në fshatin Thanasaj të Lushnjës. Kjo pritë ndihmon banorët e fshatit për t’i shpëtuar përmbytjes gjatë periudhave të rreshjeve, kur lumi “merr përpara” toka bujqësore, por edhe banesa.

foto e shpërndarë nga Eriselda Sefa, 20 shkurt 2022

Dua të ndaj me komunitetin e kësaj zone edhe lajmin e gëzuar për nisjen së shpejti të punimeve për asfaltimin e rrugës, e cila është një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj zone.” shkruan në postimin e saj kryebashkiakja Eriselda Sefa. Postimi i shpërndarë në rrjetin social Facebook, shoqërohej nga disa fotografi, ku dukej nisja e punës pranë lumit.

Nisjen e punimeve e “faktoi” edhe drejtuesi politik i socialistëve të Lushnjes, Taulant Balla i cili publikoi një video për nisjen e punimeve për pritën lumore.

“Po mos bëhej kjo pritë këtu, shtëpia jote shkonte në Shkumbin”, dëgjohet Balla t’i thotë banorit të fshatit Thanasaj, duke shtuar se “edhe rruga duhet bërë por rruga nuk mund të bëhej pa u ndërtuar sistemi i pritave, pasi rruga do ikte bashkë me shtëpinë tënde”.

Tabela e punimeve, e shpallur pranë kantierit parashikonte 3 muaj e 10 ditë afat për punimet, që do të thotë se në muajin Qershor gjithçka duhet të kishte përfunduar.

tabela e punimeve për pritën lumore, Thanasaj, Qershor 2022

Vëzhgimi në terren, Qershor 2022

Faktoje shkoi në Thanasaj në muajin qershor dhe pa se punimet nuk kishin nisur ende.

Islami, një nga rreth 500 banorët e fshatit Thanasaj, na tregoi se punime nuk ishin bërë, por se në 1 qershor kishin sjellë materialet e punës. Këtë e konfirmoi edhe Bashkia e Lushnjes pas kërksës për informacion të Faktoje. Institucioni i pushtetit vendor njoftoi se punimet kanë nisur në 1 qershor “për shkak të prurjeve të lumit Shkumbin dhe se afati mbetet 3 muaj e 10 ditë për përfundimin e punimeve”.

përgjigjja e Bashkisë Lushnje

Vëzhgimi në terren, Nëntor 2022

Pesë muaj të tjerë kaluan dhe Faktoje shkoi përsëri në Thanasaj për të parë situatën. Nga verifikimi në terren rezulton se prita lumore tashmë është ndërtuar, edhe pse me të paktën 3 muaj vonesë, ndërsa puna për shtrimin e rrugës nuk ka nisur ende.

prita lumore në Thanasaj, Nëntor 2022
Thanasaj, Nëntor 2022, prita lumore e ndërtuar (në të djathtë) dhe rruga e pa shtruar (në të majtë)

Dua të ndaj me komunitetin e kësaj zone edhe lajmin e gëzuar për nisjen së shpejti të punimeve për asfaltimin e rrugës, e cila është një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj zone”– u shpreh në të njëjtin postim kryebashkiakja në detyrë në muajin shkurt 2022.

E ndonëse prita lumore tashmë është ndërtuar, Bashkia Lushnje ende nuk ka një plan për investim për ndërtimin e kësaj rruge, që edhe këtë dimër do vijojë të mbetet problem i fshatit Thanasaj.

Pas verfikimit në terren në muajin nëntor 2022, pritja e lumit Shkumbin në fshatin Thanasaj një premtimi i kreut të bashkisë së Lushnjes, konsiderohet një premtim i mbajtur.

 

* “Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.
Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img