BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPrita mbi lumin Shkumbin në Thanasaj të Lushnjes duhet të kishte mbaruar

Prita mbi lumin Shkumbin në Thanasaj të Lushnjes duhet të kishte mbaruar

Dorisa Parllaku

Prita mbi lumin Shkumbin që eviton përmbytjen e shtëpive dhe të mbjellave të 500 banorëve të fshtatit Thanasaj në Lushnje, duhet të kishte përfunduar. Kryetarja e re e bashkisë, Eriselda Sefa në muaji shkrurt 2022 premtoi se punimet do të përfundonin brenda 3 muajsh, por ato u shtynë për në qershor dhe ende po punohet për përfundimin e saj.

Shtëpitë e rreth 500 banorëve në fshatit Thanasaj në Lushnje vuajnë shumë prej viteve gjatë stinës së reshjeve, përmbytjet nga shtrati i lumit Shkumbin, duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore deri në përmbytje të banesave.

Prej disa vitesh Merjemja është banore e këtij komuniteti. Ajo jeton me dy fëmijët e saj dhe prindërit e bashkëshortit na tregon vështirësitë që hasin gjatë dimrit.

“Gjatë dimrit nuk jetohet në këtë zonë, na vjen uji deri në derë të shtëpisë. Tokat që i përdorim për të mbjellat mbulohen nga uji njësoj sikur të kesh detin përpara. Dimrin e vitit 2017 për shkak të reshjeve të shumta, banesa jonë ishte e mbuluar nga uji. Fëmijët janë zgjuar të tmerruar nga gjumi dhe pyesnin të çoroditur se ku ndodheshin. Situata ka qenë me të vërtetë tmerruese për të gjithë banorët e zonës”- shprehet Merjemja me lot në sy.

Si pasojë e reshjeve të shumta në dimer, argjinatura e lumit Shkumbin është dëmtuar, çka sjell përmbytje të tokave bujqësore si dhe përmbytjen e banesave.

Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa gjatë fushatës zgjedhjeve të pjesshme vendore, u dha shpresë banorëve të zonës për ndërtimin e pritës mbi lumin Shkumbin.

“Ndërtimi i pritës mbi lumin Shkumbin, nuk është lajmi i vetëm i mirë. Dua të ndaj me banorët e këtij komuniteti edhe lajmin e gëzuar se shumë shpejt do të nisin punimet për asfaltimin e rrugës”- premtoi Sefa gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Thanasaj në shkurt të vitit 2022.

Screenshot nga postimi i Eriselda Sefës në Facebook

Krahas premtimit në profilin e saj u publikua dhe nje foto e cila tregonte nisjen e punimeve për ndërtimin e pritës mbi lumin Shkumbin.

Screenshot nga postimi i Eriseda Sefës në Facebook, data 20 shkurt 2022

3 muaj pas premtimit

Faktoje vendosi të verifikojë nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e pritës mbi lumin Shkumbin.

Nga komunikimi me banorë të zonës mësuam se punimet kanë nisur në 1 qershor, ndryshe nga çfarë deklaroi në muajin shkurt të këtij viti kryetarja e bashkisë së Lushnjes.

Foto nga punimet në terren

“Në datë 1 qershor vazhduan me punimet dhe para 2-3 ditësh kanë sjell materiale të nevojshme për të punuar”-shprehet Islami banor i kësaj zone

.

Foto nga punimet në terren

Tabela e punimeve e vendosur nuk tregon se kur ka nisur ndërtimi pritës, teksa specifikohet se punimet do të zgjasin për një periudhë 3 mujore.

Bashkia Lushnje: Shtyrje e punimeve për shkak të sasi së madhe të ujit

Lidhur me këtë çështje Faktoje pyeti zytarisht dhe bashki e Lushnje për të mësuar më shumë në lidhje me ecurinë e punimeve.

Kërkesa për informacion dërguar bashkisë Lushnje

Në përgjigjen e saj bashkia na bën me dije se punimet kanë filluar me vonesë për shkak të mbingarkesës së lumit me ujë dhe ato kanë nisur konkretisht në datë 1 qershor 2022. Pra 4 muaj pas dhënies së premtimit, kur ndërtimi i pritës duhet të kishte përfunduar tashmë.

Vlera e investimit sipas këtij institucioni është 13,520,828 lekë.

Screenshot nga përgjigja e Bashkisë Lushnje

Nisur nga verifikimi në terren dhe përgjigja e bashkisë Lushnje, premtimin e kreut të bashkisë Lushnje për punimet e pritës në lumin Shkumbin brenda afatave të dhëna në fushatë do ta kategorizojmë të pambajtur.

 

 “Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img