.

.

BallinaPremtimeBashkia Lezhë: Shëtitorja në Shëngjin vetëm për turistët, asnjë shitës ambulant

Bashkia Lezhë: Shëtitorja në Shëngjin vetëm për turistët, asnjë shitës ambulant

ANXHELA RUÇI

Qyteti i Shëngjinit është një nga destinacionet veriore më të frekuentuara gjatë sezonit të verës. Shëtitorja “Wilson”, e vetmja në qytet, gjatë darkave është e mbipopulluar me pushues, të cilët duhet ta ndajnë atë pak hapësirë me shitësit ambulantë.

Në çelje të sezonit turistik, Bashkia Lezhë u duk sikur kishte një plan të qartë për lirimin e shëtitores dhe për ta bërë atë të aksesueshme vetëm për pushuesit. Këta të fundit do të mund të ecnin lirshëm në trotuar pasi të gjithë shitësit ambulantë do të zhvendoseshin në fund të shëtitores, aty ku dhe kalimtarët janë më të paktë.

“Urdhri i kryetarit të Bashkisë është i prerë, asnjë tregtar ambulant në shëtitoren e Shëngjinit pra në pjesën e qendrës së qytetit, të gjithë do të jenë të vendosur në fundin e shëtitores në krahun e Skalierës.”,- tha gjatë një prononcimi për median zëdhënësi i Bashkisë Lezhë, Altin Mema.

Gjendja në shëtitoren “Wilson” gjatë sezonit turistik 2018

Pas urdhërit të dhënë nga kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, shitësit ambulantë nisën protestat përpara bashkisë duke kundërshtuar vendimin për t’u larguar nga qendra e shëtitores dhe zhvendosjen në 120 metërshin e fundit të saj.

Protesta e shitësve ambulantë duket se patën rezultat, pasi gjatë muajve të verës, “Faktoje” e gjeti shëtitoren e Shëngjinit po aq të populluar me pushues sa edhe me tezgat me varëse, byrzylykë, lodra, libra, veshje të përdorura, atlete, suvenire, kokoshka, flokësheqeri, petulla me mjaltë apo me çokollatë e gjithëfarë gjërash të tjera.


Bashkia Lezhë nuk e zbatoi “urdhrin e prerë” që dha në fillim të muajit qershor, duke e lënë shëtitoren në të njëjtën gjendje që ka qenë për vite me rradhë, prandaj lirimin e saj nga tregtarët ambulantë dhe përdorimin e saj vetëm për këmbësorët do ta konsiderojmë PREMTIM TË PAMBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img