.

.

BallinaBurokraciBashkia Kavajë neglizhon dhënien e informacionit 

Bashkia Kavajë neglizhon dhënien e informacionit 

JURGEN BAME

Shkolla “Charles Telford Erikson” në Golem, Kavajë e themeluar prej misionarit, diplomatit dhe historianit amerikan me të njëjtin emër, në vitin 1925, është një nga shkollat më të vjetra të profilit bujqësor në Shqipëri.  Këtë vit, kjo shkollë e rëndësishme profesionale u ndërtua krejtësisht e re, së bashku me bazën prodhuese me një investim të buxhetit të shtetit prej 250 milionë lekësh.

Por konviktet të administruara nga bashkia mbeten prej vitesh një ndër problematikat më të mëdha për shkollën. Shpesh gjendja e tyre aspak e përshtatshme bëhet pengesë për prindërit që duan të arsimojnë fëmijët e tyre në profilet që shkolla ofron.

Duke qënë se akomodimi është një minus shumë i madh për nxënësit që duan të vazhdojnë shkollën profesionale, i dërguam bashkisë Kavajë kërkesë për informacion për t’u informuar më tepër për administrimin e konviktit, sa të regjistruar ka aktualisht në të dhe a ishte ky institucion në dijeni të gjendjes së konvikteve ku nxënësit ishin dhe janë të detyruar të përshtaten. Kërkesa e dërguar në datën 10 Prill 2019 fatkeqësisht nuk u pasua me asnjë përgjigje zyrtare.

Duke qënë se ditët kalonin dhe nuk morrëm asnjë përgjigje, vendosëm t’i shkruajmë bashkisë tek faqja zyrtare në facebook për të marrë një kontakt zyrtar me të cilin të komunikonim rreth kësaj çështjeje por përsëri, përveç një informacioni të pabazuar në dokumenta, nuk morëm asgjë tjetër.

Bashkia në fjalë ka tejkaluar çdo lloj afati zyrtar që përcaktohet në Ligjin për të Drejtën e Informimit.

Ky ligj i vitit 2014 thekson se institucioni që merr një kërkesë për informacion nga çdo qytetar apo gazetar, duhet të kthejë përgjigje brenda 10 ditëve punë.

Në datën 10 Maj 2019, saktësisht pas një muaji vonesë, “Faktoje” vendosi ta ankimojë kërkesën tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe jemi ende në pritje të një përgjigjeje nga bashkia Kavajë.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img