BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAzilkërkuesit rrezikohen më shumë nga trafikimi se nga thertoret kanibale

Azilkërkuesit rrezikohen më shumë nga trafikimi se nga thertoret kanibale

Një postim i habitshëm në media sociale pretendon se refugjatët e zhdukur në Angli kanë përfunduar në thertore. Si ‘provë’ për këtë postimi serviren foto të çfarë duket se janë gjymtyrë njerëzish në një thertore. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se këto foto janë instalacione artistike apo fushata promocionale të inskenuara.

———————————-

“Fundi i rrefugjatëve të zhdukur në Angli apo edhe gjetiu mund të përfundojnë në MISHTOREN E LONDRËS e cila zyrtarisht dhe pa asnjë hezitim publikon pjesët e coptuara të njerëzve, duke i klasifikuar në moshë, ngjyrë të trupit dhe regjionin ku ka jetuar!!!” paralajmëron një postim i kobshëm në Facebook.

Bashkëngjitur postimit janë një numër imazhesh që tregojnë gjymtyrë njerëzish të paketuara si mish, apo që shfaqen në thertore.

Për të verifikuar këtë lajm të kobshëm, “Faktoje” vendosi të verifikojë origjinën e këtyre fotove me anë të motorëve kërkues për imazhet.

Njëra prej fotove rezulton se është një punim i artistit Bram Dekkers i krijuar me lëkurë derri dhe një vasketë paketimi supermarketi. 

Një pjesë e imazheve vijnë nga një ‘thertore kanibalësh’ që u shfaq në 2012 në tregun e mishit Smithfield në Londër. Kjo thertore ishte një aktivitet promocional për videolojën Resident Evil 6. Në këtë thertore kishte ‘skulptura’ prej mishi që ishin bërë në shëmbëlltyrën e organeve, gjymtyrëve, madje dhe një trupi njeriu.

Pjesa tjetër e imazheve, disa ‘etiketa’ mishi njeriu, janë të krijuara si pjesë e një projekti të quajtur Human Meat Project (Projekti i Mishit të Njeriut). Human Meat Project është një faqe online që pretendon se kërkon dhurime të trupave të njerëzve që do të ktheheshin në mish për konsumim njerëzish, si një strategji për të zgjidhur problemin e urisë në botë. Siç vetë-përshkruhen në faqen e tyre online, HMP është një projekt arti konceptual

Azilkërkuesit e humbur të Londrës

Ky postim dizinformues duket se është frymëzuar nga ngjarje të vërteta, gjithsesi. Në Janar 2023, Ministri anglez i Imigrimit Robert Jenrick deklaroi se mbi 200 minorenë që kishin shkuar në Mbretërinë e Bashkuar si azilkërkues dhe ishin strehuar nga qeveria britanike në hotele nuk gjendeshin. Shumica e tyre ishin djem të rinj nga Shqipëria.Këto minorenë, megjithëse nuk përfundojnë në tregjet e mishit të njeriut, janë gjithsesi të rrezikuar nga trafikuesit e njerëzve apo bandat e krimit të organizuar.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img