.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë “trazirë në vend” pas fjalimit të Ramës në KiE

Asnjë “trazirë në vend” pas fjalimit të Ramës në KiE

Lajmi, ku pretendohet se kryeministri Edi Rama ka “shkaktuar trazira në vend me deklaratën e tij” të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është i pasaktë. “Faktoje” verifikoi këtë artikull që rezulton se është publikuar me një titull të ekzagjeruar për të mbledhur sa më shumë klikime.

Jona Plumbi

Marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një temë që ngjall interes tek lexuesit nga të dy anët e kufirit shqiptar. Për më tepër, shoqëruar me një titull që ka për qëllim krijimin e ndjesive të forta tek lexuesi për t’i shtyrë ata të klikojë lajmin, këto publikime bëjnë të kundërtën e asaj që një media ka për qëllim: informimin e saktë të publikut. I tillë është rasti i lajmit të publikuar më 12 tetor nga portali “on.news22link.com” dhe të shpërndarë nga faqe të ndryshme në Facebook, ku pretendohet se “Kryeministri Edi Rama me deklaratën e tij shkaktoi trazira në vend”.

Në të vërtetë, lajmi në brendi nuk flet për fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës. Shkrimi tregon përgjigjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj interesimit të gazetarëve, për ndjesinë e tij mbi deklaratat e Ramës. Kurti deklaroi se nuk kishte arritur ta dëgjonte fjalimin e Kryeministrit Rama, ndaj nuk mund ta komentonte atë.

Më tej ky shkrim, që duket se është një kopje e pjesshme e lajmit të publikuar në një tjetër media, sugjeron se fjalimi i Ramës ka sjellë reagime të shumta. “Mes shqiptarëve kryesisht lëvdata, ndërsa mes politikanëve serbë kryesisht kritika, e madje te disa edhe tronditje”. Kjo tregon se “të tronditurit” ndaj fjalimit të Kryeministrit Rama mund të jenë disa politikanë serbë, dhe jo dikush në Shqipëri, si sugjeron titulli abuzues i lajmit.

Shkrime të tilla, të kopjuara nga media të tjera dhe të publikuara me tituj abuzues dhe të pavërtetë, jo vetëm shkelin rregullat e të drejtave të autorit, por njëkohësisht, për qëllime fitimi ekonomik, ndikojnë në disinformimin e qytetarëve.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img