BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë rrezik nga frutat e trajtuara me etiketën “Apeel”

Asnjë rrezik nga frutat e trajtuara me etiketën “Apeel”

Pretendimi: Artikujt ushqimorë që mbajnë etikën e “Apeel”, një kompani e Bill Gates, shkaktojnë sëmundje te konsumatorët

Rate: E rreme

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se nuk duhen konsumuar artikujt ushqimorë që kanë etikën e “Apeel”, pasi shkaktojnë sëmundje dhe se kjo është një kompani e themeluar nga Bill Gates.

Mos ha asgjë me këtë etiketë..!! Kjo është një kompani e themeluar nga GATES, që përdor mono dhe digliceride që ju bëjnë të sëmurë…!!!”’shkruajnë përdorues në rrjetin Facebook duke ndarë foton e një fruti avokado që mban këtë logo në etiketën shoqëruese.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Në lidhje me këto pretendime, ne vendosëm të bëjmë një verifikim, duke iu referuar informacioneve që vijnë nga burime të besueshme. “Apeel Sciences” u themelua në vitin 2012 dhe është e vendosur në Goleta, një qytet në Kaliforni.

Kompania synon të parandalojë shpërdorimin e ushqimit, duke krijuar produkte që zgjasin më shumë dhe janë me cilësi më të mirë.

“Mbrojtja me bazë bimore e Apeel shton një ‘lëkurë’ shtesë për të ngadalësuar shkallën e oksidimit dhe humbjes së lagështirës”, thuhet në faqen zyrtare të tyre.

“Apeel Sciences” prodhon një shtresë pas vjeljes të quajtur “Edipeel”. Përbërësit kryesorë të “Edipeel” janë aditivët ushqimorë të mono dhe diglicerideve. Sipas “Apeel Sciences”, “Edipeel” formon një shtresë fizike të hollë dhe të ngrënshme kundër humbjes së lagështirës dhe oksidimit kur aplikohet në sipërfaqet e disa frutave dhe perimeve, gjë që zgjat jetëgjatësinë e këtyre frutave dhe perimeve.

Sipas Administratës Amerikanë të Ushqimit dhe Barnave, mono dhe digliceridet janë të njohura si të sigurta. Një raport i OBSH-së thotë: “Asnjë efekt i dëmshëm nuk lidhet në mënyrë specifike me mono ose digliceridet”.

Edhe Qendra për Shkencën në Interes Publik ka dhënë një vlerësim “të sigurt” për mono dhe diglicerideve.

Postimi gjithashtu pretendon se Bill Gates zotëron Apeel, gjë që është hedhur poshtë nga një zëdhënës i Fondacionit “Bill & Melinda Gates” (BMFG). “Apeel” mori një grant nga fondacioni i bashkëshortëve Gates (BMGF) në 2012 dhe 2015. Megjithatë, sipas Lauren Sweeney, nënkryetare e operacioneve të marketingut dhe strategjisë tregtare në “Apeel Sciences”, BMGF nuk është më një investitor aktiv. James Rogers është Themeluesi dhe CEO i “Apeel Sciences”.

Pra, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njeh mono dhe digliceridet, përbërësit e “Apeel’s Edipeel”, si substanca ushqimore të njohura përgjithësisht si të sigurta. Prandaj, pretendimi i bërë në postim është i rremë.

Këto pretendime janë verifikuar edhe nga kolegët e mediave të huaja fakt verifikuese.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img