.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë kufizim për udhëtimet e shqiptarëve drejt Zvicrës

Asnjë kufizim për udhëtimet e shqiptarëve drejt Zvicrës

Zvicra nuk ka asnjë masë kufizuese për hyrje-daljen e shtetasve shqiptarëve. Lajmi i publikuar në portalin siteneëspaper.com mbi kufizimin e udhëtimeve drejt Zvicrës është i pavërtetë. Në përpjekje për të marrë klikime, portali ka ricikluar një informacion të cunguar nga koha e pandemisë, kur autoritetet zvicerane futën Shqipërinë në listën e vendeve më rrezik të lartë nisur nga infektimet me Covid-19.

“Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse”. Me këtë titull ngacmues për lexuesit, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, portali siteneëspaper.com ka shpërndarë një lajm të pavërtetë në përpjekje për të marrë sa më shumë klikime.

Publikimi i bërë në 23 shtator 2022 në fakt nis me një tekst ku shkruhet se, Zvicra ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik për shkak të koronavirusit, duke i ndaluar hyrje-daljet shtetasve shqiptarë në prag të festave të fundvitit.

Screenshot nga lajmi i postuar

Po ashtu, sipas portalit sitenewspaper.com, kufizimet prekin edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Lajmi i ricikluar është shkëputur nga një lajm i publikuar më parë dhe që i përkon dhjetorit të vitit 2020, kjo që përkon dhe me shtrëngimin e masave si pasojë e pandemisë së COVID-19. Lajmi fillestar është publikuar në kohën kur Serbia u përfshi në listën e vendeve që nuk mund të udhëtonin në Zvicër si pasojë e pandemisë dhe se rreth 100 mijë shqiptarëve të Kosovës me pasaportë serbe që jetojnë në Zvicër, nuk u lejohej udhëtimi për festa.

Faktoje verfikoi se që prej majit të viti 2022, autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër njoftimi i fundit mbi rregullat e lëvizjes i takon datës 2 maj 2022, ku njoftohet heqja e të gjitha masave shtrënguese duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.

Screenshot faqja zyrtare e Ambasadës shqiptare në Zvicër

 

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img