BallinaFaktometerE PavërtetëAsnjë alarm nga SHBA në lidhje me plane politikanësh në protestën e 7 korrikut

Asnjë alarm nga SHBA në lidhje me plane politikanësh në protestën e 7 korrikut

Aimona Vogli

Asnjë alarm nuk është dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me ndonjë plan të ndonjë politikani për protestën e organizuar nga opozita në Shqipëri në 7 korrik. Ky është përfundimi i arritur nga verfikimi i informacioni të bërë nga Faktoje, nisur nga një lajm që ka qarkulluar pak ditë më parë me titullin “Alɑrmí Nga SHBA: Ja Çfarë Po Planifikon Berisha” është publikuar nga portali lajme.news31post.com

Që në titull ky shkrim ka një të pavërtetë.

Faktoje verifikoi nëse nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që është dhe përfaqësuesja legjitime e Departamentit të Shtetit kishte ndonjë prononcim zyrtar për ndonjë plan të ish-kryeministrit Berisha në protestën e 7 Korrikut 2022.

Është e vërtetë se Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë larg protestës, por është një thirrje që përfaqësia e ka bërë thuajse para çdo organizimi protestash, pavarësisht krahut politik që e ka organizuar.

Screenshot nga njoftimi i Ambasadës

Pra pretendimi se SHBA kanë ngritur alarmin për çfarë po planifikon Berisha është i pavërtetë.

Por ajo që vlen për të theksuar është se në brendësi të shkrimit, ndryshon mënyra e të shprehurit dhe se titulli nuk lidhet aspak me përmbajtjen e artikullit.

Në shkrim kur flitet për SHBA, ndryshon terminologjia dhe thuhet “Revista amerikane Forbes”, pasi shkrimi merr në shqyrtim një publikim të bërë nga Forbes.com në datën 11 korrik 2022.

“Revístɑ prestígjíѻze ɑmeríkɑne “Forbes” ngre ɑlɑrmín, teksɑ bȅn njȅ pɑrɑlele mes prѻtestes nȅ Shqípȅrí dhe ɑsɑj nȅ Srí Lɑnkɑ, kʋ qƴtetɑrët rrëzʋɑn qeverínȅ, dʋke detƴrʋɑr dѻrȅheqjen e krƴemínístrít dhe presídentít të vendít.”- thuhet ne shkrimin e publikuar në lajme.news31

Publikimi vendos në paralelizëm atë çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë po ndodh në Sri Lanka, si shkak i rritjes së inflacionit dhe çmimeve.

or në të vërtetë, artikulli i publikuar në pjesën e “Asetet Digjitale në Forbes”, shkruar nga Rufas Kamau një ekspert i financave dhe i kriptomonedhave me titullin “Protestat ndaj rritjes së inflacionit shtrihen në Sri Lanka, Shqipëri, Argjentinë, Panama, Kenia, Gana – Edhe sa përpara se të godasin Shtetet e Bashkuara?” nuk ngre alarmin për Shqipërinë, por ngre pyetje nëse  rritja e inlacionit dhe protestat mund të prekin edhe SHBA-të.

Shkrimi bën një vëzhgim paralel në disa vende, ku janë organizuar protesta në lidhje me rritjen e çmimeve dhe inflacionit dhe se si qëndron situata në lidhje me inflacionin në SHBA.

Shkrimi i publikuar në Forbes

Pretendimi se Forbes “ngre” alarmin se edhe në Shqipëri mund të ndodhë e njëjta situatë, që qytetarët të rrëzojnë qeverinë nuk është i vërtetë.

Faktoje e verfikoi këtë lajm, duke u nisur nga titulli i cili përhap panik dhe alarm te audienca, krijon hije dyshimi në lidhje me protestat të ardhshme që mund të zhvillohen në mënyrë paqësore në Shqipëri, si dhe me përfshijnë  kredibilitetin e një partneri strategjik si Shetet e Bashkuar të Amerikës në Shqipëri.

Faktoje është organizata e vetme në Shqipëri që ofron shërbimin e Verfikimit të Fakteve. Nëpërmjet punës sonë ne synojmë që të ulim morinë e lajmevë keqinformuese dhe dizinformuese, të sigruojmë një një analizë të saktë dhe të paanshme të informacioni të bërë në publik, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje me interes publik.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img