.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsgjë e pazakontë në pemët e padjegura nga zjarret në Hawaii

Asgjë e pazakontë në pemët e padjegura nga zjarret në Hawaii

Video që tregojnë shtëpi dhe makina të djegura pas zjarreve në Maui, ndërsa pemët dhe shtyllat kishin mbetur në këmbë, po përdoren për të pretenduar se këto zjarre ishin të dyshimta apo të qëllimshme. Verifikimi i “Faktoje” shpjegon pse këto pamje nuk janë të pazakonta pas një zjarri.

———————————————-

Zjarret vdekjeprurëse në Maui vazhdojnë të frymëzojnë konspiracionistët këto ditë gushti kur ka më pak zhvillime të rëndësishme.

Një video po shpërndahet në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, që tregon makina dhe godina të djegura pas zjarrit, si dhe pemë dhe shtylla që kanë mbetur në këmbë.

“Në qytetin historik Lahaina të Hawaii, dogjën gjithçka, por vihen re pemë që nuk janë djegur. Si e shpjegon shkenca këtë fenomen?” pyet, në mëmnyrë retorike, përshkrimi që shoqëron videon.

“Faktoje” vendosi t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

Profesori i inxhinierisë mekanike në UC Berkeley, Michael Gollner, i cili kryeson një laborator hulumtimesh mbi zjarrin, shpjegoi për Associated Press se “në fakt, është shumë normale që zjarret të djegin struktura dhe automjete, por të lënë pemët, shtyllat e elektricitetit, dhe bimësinë përreth të paprekur.”

“Zjarri shpërndahet nëpër shtëpi dhe godina të tjera nëpërmjet grimcave të vogla që digjen dhe shkëputen nga bimësia apo strukturat”, tha Gollner.

Ndërsa copat e vogla të drurit digjen lehtësisht, madhësia e pemëve ta larta, mbrojtja nga lëvorja, dhe uji që ato përmbajnë bëjnë që këto pemë të mos shkrumbohen krejtësisht gjatë një zjarri, tha Christopher Dunn nga Oregon State University.

Kjo shpjegon edhe fenomenin e ‘shpëtimit’ të pemëve për dru pas një zjarri në pyll.

“Një zjarr që përhapet përmes kontaktit me flakë apo rrezatimit do të sulmojë zakonisht çdo gjë që mund ta ushqejë në rrugën e tij. Në ato kushte, nuk pritet të gjesh pemë të padjegura,” tha Arnaud Trouve nga Universitetit i Maryland. “Por përhapja e zjarrit në ndërlidhjen mes pyllit dhe zonave urbane është treguar që kontrollohet shpesh nga grimca të vogla fluturuese që digjen. Në këto kushte, mund të gjesh copa bimësie dhe strukturash të padjegura. Kjo është vërejtur edhe më parë në zjarre në zona të tilla në bregun perëndimor të ShBA.”

Trouve shtoi se strukturat e godinave si gardhet apo verandat janë më vulnerabël ndaj zjarrit sepse grimcat e zjarrit grumbullohen në të. Ndërkaq, era mund t’i fryjë këto grimca përtej pemëve dhe shtyllave.

Raste kur zjarret kanë shkatërruar godinat, por jo pemët kanë ndodhur edhe më parë. Një raport federal mbi një zjarr të 2008 në Kaliforni përmban disa foto nga një rast i tillë.

Kaliforni, 2008

Kaliforni, 2008

Kaliforni, 2008

Pamje të tilla u shfaqën edhe pas zjarreve të vitit 2020 në shtetin amerikan të Oregon.

Oregon, 2020

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img