.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëAsfaltimi i rrugës “Iljaz Pashë Dibra”, premtim i mbajtur

Asfaltimi i rrugës “Iljaz Pashë Dibra”, premtim i mbajtur

Bashkia e Dibrës ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Iljaz Pashë Dibra”, e njohur ndryshe si segmenti që lidh SHISH-in me Unazën e qytetit të Peshkopisë. Nga verifikimi i Faktoje në terren rezulton se Kryetari i Bashkisë, Rahim Spahiu, e ka mbajtur premtimin për të përfunduar asfaltimin e rrugës brenda këtij viti. Megjithatë, banorë të Peshkpopisë tregojnë se ka ende segemnte rrugore që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.

Asfaltimi i rrugës “Iljaz Pashë Dibra” në Peshkopi ishte një nga pesë prioritetet e punës së Bashkisë Dibër për këtë vit, bazuar në përgjigjen zyrtare për Faktoje, në kuadër të projektit për monitorimin e 15 bashkive që mbështetet nga National Endowment Democracy.

Përgjigja e Bashkisë Dibër, 26 shtator 2022

Për të verifikuar nga afër ecurinë e këtij premtimi, me rëndësi për banorët e zonës, Faktoje ishtë në Peshkopi më 3 tetor.

Rruga “Iljaz Pashë Dibra” e njohur ndryshe si segmenti që lidh SHISH-in me Unazën e qytetit kishte përfunduar. Asfaltimi përfshinte dhe një pjesë të rrugës “Dine Hoxha”, që është pranë stadiumit Korabi në Peshkopi.

Rruga Dine Hoxha, Peshkopi 3 tetor 2022

“Kjo rrugë ishte si mos më keq, me gropa të mëdha. Në dimër mezi kalonte makina. Për ne është shpëtim asfaltimi përpara se të niste dimri.” – na tha një banore e lagjes.

Rruga “Iljaz Pashë Dibra”

“Sikur ta kishin bërë deri në fund të rrugës do të ishte dhe më mirë, po siç duket s’i kanë dalë lekët.” – shtoi duke nënqeshur një tjetër banor i zonës, duke iu referuar kësaj copëze rruge të mbetur pa asflat.

Rruga “Iljaz Pashë Dibra”

Nga bisedat me banorët gjatë verifikimit në terren, rehabilitimi i rrugëve brenda qytetit ishte një nga shqetësimet kryesore të banorëve në Peshkopi. Ata thonë se bashkia duhet të investojë më shumë në këtë drejtim duke sjellë si rastin më emergjent rrugën që të çon për në Spitalin e Dibrës.

Veç rrrugëvë brenda qytetit, banorët thonë se një tjetër aks problematik është Maqellarë – Peshkopi, një segment i degraduar në të cilin ka mbi 10 vite që nuk vihet dorë. Rruga nga Maqellara në Peshkopi është 16 km e gjatë, por ne na u deshën rreth 30 minuta udhëtim për shkak të degradimit të këtij segmenti kombëtar.

Ndërkohë, nisur nga verifikimi në terren, premtimin për asflatimin e rrugës “Iljaz Pashë Dibra” do ta kategorizojmë të mbajtur.

 

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) ka nisur një projekt monitorimi në 10 bashkitë kryesore të vendit, me qëllim verifikimin e premtimeve të dhëna nga kryebashkiakët. Dibra është një prej bashkive të përzgjedhura për monitorim.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img