.

.

BallinaPremtimeArsimi falas, premtimi në letër

Arsimi falas, premtimi në letër

Anxhela Ruçi & Klevis Paloka

Prej dy javësh Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë gëlojnë nga protestat e studentëve të cilët fillimisht u ngritën për tarifën shtesë që duhet të paguanin për provimet e mbartura. Sot, pas 14 ditësh ata zotohen se nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e tetë kushteve që sipas tyre janë elementare dhe lehtësisht të realizueshme. Në krye të listës qëndron kërkesa për përgjysmim të tarifave shkollore, madje disa të tjerë nëpërmjet pankartave kanë shkuar dhe më tej duke kërkuar arsim publik falas.

Por studentët nuk janë të parët që përmendin arsimin e lartë falas. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, Partia Socialiste në programin e saj të quajtur “Manifest 2017-2021”, premtoi se nëse rizgjidhej për një mandat të dytë, gjatë 4-vjeçarit të qeverisjes krahas cilësisë, sigurisë dhe akreditimit të universiteteve do të mundësonte dhe arsim të lartë falas.

Në kulmin e protestës, ku studentët refuzojnë dialogun me kryeministrin, i ftuar në emisionin “Top Show” Rama thekson disa herë se “arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka”.

Studentët dhe të gjithë ne jemi të vendosur përpara dy fakteve që kundërshtojnjë njëra-tjetrën. Në njërin krah është Manifesti i PS-së ku e bardha mbi të zezë (lejla) thotë se do të ketë arsim të lartë falas dhe në krahun tjetër është Edi Rama që me zë dhe figurë deklaron se arsim falas nuk ka. Cilin duhet të besojmë vallë?

Edhe pse ka kaluar një vit e tre muaj nga qeverisja  “Rama 2”, PREMTIMI i dhënë në fushatën elektorale të vitit 2017 për arsim falas mbetet i PAMBAJTUR dhe mesa duket ashtu do të jetë deri në përfundim të mandatit 4-vjeçar të qeverisjes duke marrë parasysh deklaratën më të fundit të Ramës sipas së cilit arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img