BallinaBurokraciALUIZNI nuk zbaton ligjin për të drejtën për informim

ALUIZNI nuk zbaton ligjin për të drejtën për informim

KLEVIS PALOKA

Kanë kaluar 28 ditë në total (më saktësisht 18 ditë pune) nga kërkesa që kemi dërguar drejt Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën për informacion dërguar këtij institucioni që prej 22 nëntorit. Në 4 dhjetor ne i dërguam një rikujtesë këtij institucioni duke i vënë në dukje se afati për të kthyer përgjigje siç e parashikon ligji po mbaronte, por sërish nuk patëm asnjë përgjigje.

Ndodhur në këto kushte dhe duke mos patur një përgjigje brenda afatit të përcaktuar ligjor, “Faktoje” iu drejtua Komisionerit për të drejtën për informim me një ankesë për ALUIZNI-n në datën 12 dhjetor. Nga kontaktet që patëm më IDP-në, na u tha se arsyeja që nuk kishim patur përgjigje nga ALUIZNI, ishte sepse në adresën e tyre nuk kishte mbërritur asnjë kërkesë.

Për të vërtetuar faktin se kërkesa prej “Faktoje” i është dërguar këtij institucioni, iu tregojmë në vijim dhe një foto nga e-maili i dërguar në drejtim të adresës postare info@aluizni.gov.al.

Nga Komisioneri na u premtua se brenda afatit që e përcakton ligji për informimin do të merrnim përgjigje nga ky institucion por nuk na u përcaktua një datë e saktë kështu që mbetemi ende në pritje.

Gjithashtu ne dërguam edhe një kërkesë drejt Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur në lidhje me legalizimet, por nga ky insitucion na u pohua se nuk ka asnjë informacion edhe pse ALUIZNI është insitucion në varësi të kësaj ministrie.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img