BallinaFaktometerE PavërtetëArkeologu polak nuk zbuloi sekretin e vonesës në integrimin evropian

Arkeologu polak nuk zbuloi sekretin e vonesës në integrimin evropian

‘Rreziku” për copëtim shtetesh me Shqipërinë në BE, i mbështetur çuditërisht në gjetjet e një arkeologu, aq më tepër polak, është një informacion i ricikluar dhe e pabazuar në fakte.

Nevila Gjata

Shqipëria ka 3 dekada që synon anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian. Mes vendeve të unionit ka pasur skepticizëm, apo edhe hezitim, por jo për arsye gjeopolitike. Por portali fastlajm vjen me këtë fokus me titullin bombastik  ‘arkeologu i njohur polak trondit gjithe boten ju tregoj pse europa nuk e pranon shqiperine ne be eshte ne dijeni edhe shba”.

Fraza të tilla si “tronditje” apo “bombastike” tërheqin jo pak vëmendjen, sa kohë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka gjithnjë interes për publikun. Por lajmi me titullin bombastik në fakt ka një përmbajtje të ricikluar shoqëruar edhe me një foto ‘fake’ që nuk i përket arkeologut polka, por një përkthyesi shqiptar Eshref Ymeri, i cili ka cituar deklaratën e arkeologut polak në një shkrim tek botasot.info një vit më parë.

(Screenshot e fotot se arkeologut polak Piotr Dyczek)

Pjoter Dicek (me tjetër pamje nga sa qarkullon në sitet që kanë publikuar të njëjtin lajm) është arkeolog polak me njohje konkrete për Shqipërinë dhe  deklarata e tij është botuar fillimisht në faqen online businessmag më 26 korrik 2021 dhe e kopjuar më pas edhe në disa faqe të tjera atë kohë

Kjo deklaratë e risjellë si aktuale krijon tymnajë në një kohë kur nuk ka asnjë diskutim mes politikanësh shqiptarë, apo shqetësim mes liderëve të Unionit.

Ajo vjen me një kontekst tjetër pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimit që i është kanosur botës, Europës, por edhe vetë Ballkanit.

“Faktoje” ka rrëmuar më shumë për të kuptuar burimin e deklaratës së arkeologut polak rreth Shqipërisë. Fjala e tij (në polonisht) është shkëputur me përkthim të dubluar në shqip në Facebook marrë nga platforma sociale Tik-Tok gjatë një kolokiumi  mbi antikitetin.

Nga ana e tij nuk ka asnjë referencë të shkruar për pretendimet e ngritura.

As në faqen e Qendrës që ai drejton për Kërkime mbi Antikitetin e Evropës Juglindore të Universitetit të Varshavës e as në gazetën e kësaj qendre ku ai është drejtues i bordit editorial. Ka publikime dhe referenca të tij për Shqipërinë, por të një natyre tjetër.

Edhe në faqen zyrtare shkencore të Polonisë ka disa studime të tij për ndërtesat dhe monumentet, gjatë hulumtimit arkeologjik të kryer nga ekipi që ai ka drejtuar kryesisht në zonën e Shkodrës (Bushat).

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img