BallinaFaktometerE vërtetëAlfrida Marku: Në këto 5 vite 9 shkolla janë mbyllur në Lezhë

Alfrida Marku: Në këto 5 vite 9 shkolla janë mbyllur në Lezhë

KLEVIS PALOKA

Në këto 5 vite 9 shkolla janë mbyllur në Lezhë”.

Kështu deklaronte nëpermjet një postimi në Facebook, zëvendës kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e Markut, “Faktoje”, kontaktoi me Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë dhe Bashkinë e Lezhës për t’i pyetur në lidhje me numrin e shkollave të mbyllura në këtë qytet.

Sipas DAR Lezhë numri i shkollave të mbyllura nga viti 2013 deri në vitin 2018 është 9 shkolla dhe këto institucione arsimore janë mbyllur vetëm në vitin 2018. Më konkretisht në Bashkinë Lezhë janë mbyllur këto shkolla ku zhvillohej mësim me klasa kolektive.

  1. Gramsh
  2. Dragushë
  3. Fishtë
  4. Krajen
  5. Baqel
  6. Gocaj
  7. Kodhel
  8. Lagjja e Re (Torrovice)
  9. Merqi.

Ndërsa sipas Bashkisë së Lezhës në lidhje me shkollat që janë mbyllur nga viti 2013 deri në vitin 2018 na u bë me dije se:

 

  • Numri i shkollave të mbyllura nga viti 2013 deri në vitin 2018 është 12 të tilla dhe këto kanë qenë me klasa kolektive.
  • Këto shkolla janë mbyllur në Njësitë Administrative Balldre, Blinisht, Dajç dhe Kolsh.

Duke qënë se shifrat e dhëna si nga DAR-i i Lezhës ashtu edhe nga Bashkia e Lezhës përputhen me shifrat e publikuara nga zëvendës kryetarja Marku, deklaratën e saj do ta kategorizojmë si të VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img