BallinaUncategorizedAkuza dhe dezinformim – portalet sulmojne pa fakte median

Akuza dhe dezinformim – portalet sulmojne pa fakte median

Një verifikim i Faktoje lidhur me një udhëtim të pretenduar të kryetares së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ngritur nga portali Pamfleti.net ka nxitur një shkrim keqinformues, të publikuar nga i njëjti portal. Portali në fjalë akuzon Faktoje-n se është ‘përpjekur të pastrojë damkën e vizitës së shefes së SHISH, Vlora Hyseni’. Në fakt, akuzat e Pamfleti.net vijojnë të ngrihen duke mos ofruar asnjë dokument apo burim të verifikueshëm, përpos disa pretendimeve të reja që lehtësisht bien në fushën e spekulimeve.

Jona Plumbi

Lajmi për udhëtimin e pretenduar të kryetares së SHISH, Vlora Hyseni në Serbi gjatë muajit Maj u prezantua nga Pamfleti.net si artikull investigativ, mbështetur mbi burime konfidenciale. Kjo hipotezë zuri vend edhe në deklarata publike dhe të pabazuara në fakte, nga ligjvënës. Për t’i shpërbyer misionit të saj, Faktoje.al vendosi të kryejë verifikimet e mundshme sipas metodologjisë së paracaktuar për kontrollin e fakteve. Pamfleti.net këtë verifikim nuk e priti fort mirë.

artikullin e publikuar në datën 9 qershor 2023, Faktoje njoftoi një përgjigje të marrë nga Shërbimi Informativ i Shtetit, lidhur me udhëtimin e pretenduar të Hysenit në Serbi. Deri në publikimin e kësaj përgjigjeje, institucioni në fjalë nuk ishte shprehur mbi ngjarjen, edhe pse opozita kishte njoftuar se kishte kërkuar prej tij informacion zyrtar.

Duket se publikimi i përgjigjes së SHISH për Faktoje, nuk i është dukur i besueshëm Pamfletit, që akuzoi se artikulli “nuk e ka faktuar këtë mohim, me publikimin e përgjigjes zyrtare që pretendon se ia ka dërguar SHISH”.

Faktoje po zbardh më poshtë vërtetësinë e kësaj përgjigjeje, duke shpresuar edhe në edukimin e gazetarëve anonimë të Pamfletit, me praktikën e kërkesave zyrtare për informacion. 

Si fillim, në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ Shtetëror, në seksionin e Programit të Transparencës, njoftohet kontakti i Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

Informacioni në faqen zyrtare të SHISH për kontaktin e koordinatorit për të drejtën e informimit
*Informacioni në faqen zyrtare të SHISH për kontaktin e koordinatorit për të drejtën e informimit

Adresa e postës elektornike për të kërkuar informacion nga ky institucion, shfaqet publikisht në faqen zyrtare të SHISH. Pikërisht në këtë adresë, Faktoje dërgoi formularin tip që institucionet kërkojnë për të trajtuar kërkesat për informacion, në datën 1 Qershor.

*pjesë nga emaili i dërguar në adresën e koordinatorit për të drejtën e informimit të SHISH

Edhe pse artikulli i Faktoje ka publikuar dokumentin e kërkesës për informacion të plotë, data e dokumentit ka “hutuar” gazetarët e Pamfletit.

Kërkesën për informacion te SHISH, portali “Faktoje.al” e ka bërë më 6 qershor” – shkruan Pamfleti.

Ky pretendim është i gënjeshtërt, pasi vetë imazhi i përdorur në artikullin e pamfletit tregon se data e kërkesës është 06.01.2023.

*imazh i kërkesës për informacion përdorur në artikullin e pamfletit ku data e kërkesës është 06.01.2023, si dhe teksti keqinformues me te kuqe ne krye të imazhit ku Pamfleti pretendon se kërkesa është dërguar në 6 qershor (qe do duhej të shkruhej 06.06.2023)

Si duket edhe nga emaili më sipër, por edhe nga vetë dokumenti i kërkesës për informacion, në fakt, data e këresës është 1 Qershor dhe jo 6 Qershor. Në 6 Qershor, Faktoje mori përgjigje nga SHISH, tekstin e së cilës e publikoi në këtë artikull.

Për ta bërë më të besueshme për Pamfletin, Faktoje po e tregon hap pas hapi vërtetësinë e kësaj përgjigjeje, që Pamfleti mund ta kishte marrë lehtësisht nëse do ishte interesuar pranë Faktojes për verifikim të mëtejshëm.

Nisur nga akuzat e pabazuara në fakte të ngritura në këtë artikull të Pamfleti.net si dhe nga leximi i gabuar në rastin më të mirë, apo dashakeq në rastin më të keq, të kërkesës për informacion dhe përgjigjes së marrë nga Faktoje, mund të thuhet se artikulli i Pamfletit është një goditje e pajustifikuar e medias në vend.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img