.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAktori Tom Hanks i akuzuar pa asnjë fakt si pedofil

Aktori Tom Hanks i akuzuar pa asnjë fakt si pedofil

Në rrjetet sociale qarkullon prej kohësh pretendimi se aktori i famshëm Tom Hanks është pedofil. Kjo akuzë e iniciuar nga mbështetësit e Trump, rezulton e pambështetur në prova të besueshme dhe vjen si pasojë e qëndrimeve politike të aktorit.

“Njerëzit duke shkruajtur fjalën pedofilë mbi yjet ku janë shkruajtur emrat e vipave të hollivudit, dhe konkretisht mbi yllin e aktorit super pedofil Tom Hanks”, shkruan një pwrdoruese në Facebook, teksa shpërndan një video që tregon se si një person po shkruan mbi yllin e aktorit Tom Hanks në Hollywood. Postimi ka marrë qindra reagime nga përdorues të tjerë.

Kjo akuzë ndaj aktorit nuk është e re. Ajo ka nisur të artikulohet gjatë fushatës presidenciale në ShBA në vitin 2016, pak ditë pasi Hanks mbajti qëndrime kritike ndaj kandidaturës së Donald Trump. Postime të grupimeve të djathta dhe asaj që njihet si lëvizja QAnon, aluduan se Hanks ishte njëri prej vizitorëve të pasur të festave të organizuara nga financieri Jeffrey Epstein, i dënuar nën akuzën për trafikim seksual të të miturve. Deri më sot aktori ka refuzuar t’i përgjigjet këtyre sulmeve duke i cilësuar si joserioze.

Vetë teoria QAnon, e ka zanafillën në një faqe anonime në internet që pretendon se administrohet nga një zyrtar i lartë qeveritar, i cili po nxjerr informacione në lidhje me luftën kundër një rrjeti ndërkombëtar të adhuruesve të Satanit, kanibalëve, pedofilëve dhe trafikantëve të seksit.

Për fat të keq, teoritë konspirative të QAnon po njohin përhapje të shpejtë në rrjete sociale pasi numri i amerikanëve që ndjekin këtë faqe interneti po rritet ndjeshëm. Ndjekësit e QAnon janë të njëjtët njerëz që besojnë teorinë konspirative se fëmijë të rrëmbyer mbaheshin të mbyllur në bodrumin e një restoranti picash në Ëashington apo edhe shumë teori të tjera të pabesueshme.

Verifikimet tregojnë se nuk ka asnjë provë që Tom Hanks të jetë përfshirë në pedofili. Kolegët tanë të USA TODAY kanë verifikuar më herët se emri i aktorit “Tom Hanks” nuk rezulton në regjistrin e shkelësve seksualë të Kalifornisë dhe as në regjistrin kombëtar të shkelësve seksualë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Po ashtu, të pabaza janë edhe teoritë e QAnon që pretendojnë se Hanks ishte një vizitor i shpeshtë në ishullin e Epstein dhe ka fluturuar me avionin e tij. Një verifikim tjetër që kanë bërë kolegët tanë të Reuters tregon se regjistrat e fluturimit të avionit të Epstein nuk përmbajnë asnjë provë që Hanks ka qenë ndonjëherë në të.

Përkundër këtij pretendimi, ndjekësit e QAnon anashkalojnë faktet e shumta që provojnë shoqërimin e Donald Trump me financierin e dënuar për skandalet seksuale Epstein.

Presidenti Trump, gruaja e tij Melania, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxëell në klubin Mar-a-Lago, Palm Beach, në vitin 2000 – Kreditet: Davidoff Studios Photography

Për t’u theksuar gjithashtu që pjesë e akuzave të ngjashme janë bërë pa asnjë provë edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm si Lady Gaga, Demi Moore, Jim Carrey etj.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dezinformimin.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img