KLEVIS PALOKA
“Deri në vitin 2013 ishin 40 kompani lojërash fati ndërsa sot janë vetëm 20 kompani ”.
Kështu deklaronte Ministri i Financave dhe Ekonomisë në seancën parlamentare të 13 shtatorit.
Duke u nisur nga kjo deklaratë e kreut të Financave, Faktoje dërgoi një kërkesë drejt këtij institucioni për të pyetur se ka qënë numri i kompanive të lojërave të fatit në vitin 2013 dhe sa kompani lojërash fati janë tani.
Sipas Ministrisë së Financave në vitin 2013 ishin 40 kompani lojërash fati ndërsa tani në vitin 2018 janë vetëm 20 kompani lojërash fati. Sipas përgjigjes së Ministrisë së Financave, kategoria ku ka pësuar më shumë ulje ka qënë ajo e kazinove elektronike, pasi në vitin 2013 kanë qënë 26 kompani, ndërsa në vitin 2018 janë vetëm 10 kompani.
Duke u nisur nga fakti se deklarata e Ahmetajt përputhet me të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deklaratën e e tij do ta kategorizojmë si të VËRTETË.