BallinaTë pambajturaAhmetaj: Brenda 100 ditësh vërtetimet nga zyrat e punësimit do të përfitohen online

Ahmetaj: Brenda 100 ditësh vërtetimet nga zyrat e punësimit do të përfitohen online

INVA HASANALIAJ

Punësimi ka qenë një prej pikave më të rëndësishme të axhendës qeveritare, jo vetëm për këtë mandat por edhe për atë paraardhës.

Shërbimi dhe lehtësirat që i’u ofrohen përmes zyrave të punësimit jo vetëm qytetarëve por edhe bizneseve, është vlerësuar si një ndër mjetet kryesore për të realizuar strategjinë e rritjes së punësimit.

E ndërsa flasim për lehtësirat, vlen të përmendim këtu edhe një premtim të bërë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj për shërbimin nga zyrat e punësimit.

Gjatë një vizite në zyrën e punës në qytetin e Vlorës në 14/10/2017, ministri Ahmetaj deklaroi: “Brenda 100 ditësh, vërtetimet dhe deklarimet do të përfitohen lehtësisht online.‎”

Kanë kaluar katër muaj që prej kësaj deklarate, më saktësisht 170 ditë (numërimi është bërë deri në 3 prill). Për të kuptuar sesa janë “lehtësuar” qytetarët nga ky  shërbim, “Faktoje” kontaktoi me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Në përgjigjen e tyre, na bëhet me dije se vërtetimet dhe deklarimet deri tani nuk janë mundësuar online, por duke shkuar fizikisht pranë zyrave të punësimit.

Nisur nga përgjigjja e këtij institucioni, premtimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj vlerësohet si I PAMBAJTUR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img