BallinaAktualitetAeroporti i Kukësit: Punimet operacionale përfunduan në 15 prill

Aeroporti i Kukësit: Punimet operacionale përfunduan në 15 prill

Fluturimet e para me destionacion apo nisje nga Kukësi janë planifikuar prej 15 korrikut dhe çmimi për udhëtim kushton rreth 90 euro, siç konfirmojnë agjencitë e udhëtimeve. Aeroporti i Kukësit deklaron se punimet operacionale kanë përfunduar që në 15 prill, ndërkohë që nga një verifikim i deklaratës së Ministres së Infrastrukturës Balluku, artikuluar pak ditë para zgjedhjeve, se në 17 qershor ai do ishte tërësisht gati, rezultoi se në këtë Aeroport punimet nuk kanë përfunduar. Sipas autoritetit aeroportual, punimet për aspektet estetike dhe gjelbërimin apo mobilimin nuk kanë lidhje me funksionalitetin e tij.


Në 18 qershor, Faktoje bëri një verifikim në terren lidhur me deklaratën e Ministres Balluku në 19 prill në emisionin “Opinion” se në 17 qershor Aeroporti i Kukësit do të ishte në funksion të plotë. Po në këtë emision ministrja Balluku theksoi:

“Aeroporti nuk ka asnjë punim për t’u kryer”

                        Punimet në njërën nga zonat e Aeroportit të Kukësit, 18 qershor 2021

                                Punimet në njërën nga zonat e Aeroportit të Kukësit, 18 qershor 2021

Në 21 qershor Faktoje publikoi lajmin për këtë verifikim. Po atë ditë Faktoje iu  drejtua zyrtarisht Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit me 2 pyetje:

-Kur hapet Aeroporti i Kukësit për fluturime ndërkombëtare?

-A është bërë çertifikimi i Aeroporti i Kukësit, nëse po kur mund të bëhet publike në faqen zyrtare?

                                  Screenshot i e-mailit drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit

Në datë 22 qershor na erdhi përgjigjja ku ndër të tjera konfirmohej:

“Aeroporti i Kukësit është çertifikuar sipas legjislacionit në fuqi nga Aviacioni Civil Shqiptar dhe gati për operim që në datë 16 prill 2021. Dy ditë më pas, me 18 prill është kryer edhe fluturimi i parë, i cili nuk do të kishte asnjë mundësi të kryhej nëse aeroporti nuk do të ishte i çertifikuar.

Menjëherë pas këtij momenti është kryer procedura e publikimit AIRAC (Aeronautical Information Regulation and Controll), që mundëson shpërndarjen e informacionit në mënyre globale. Kjo procedurë synon t’u bëjë të ditur kompanive ajrore që Aeroporti i Kukësit është gati për fluturime. Afati për kryerjen e kësaj procedure është 28 ditë nga data e publikimit të çdo ndryshimi. Në rastin e një aeroporti të ri duhen dy cikle AIRAC, në mënyrë që publikimi të bëhet efektiv.

Nga data e çertifikimit të Aeroportit të Kukësit, deri në bërjen efektive të këtij publikimi, ciklet e AIRAC përkojnë me datë 17 qershor, datë në të cilën aeroporti është bërë i njohur ndërkombëtarisht dhe i hapur për fluturimet kombetare dhe ndërkombëtare.”

Më herët Faktoje ishte interesuar edhe pranë agjencive të udhëtimeve se për cilat data ishin kryer prenotimet e para për fluturimet me destinacion Aeroportin e Kukësit (ndërkohë që në një përgjigje zyrtare, Bashkia e këtij qarku na kishte komunikuar datën 15 korrik).

Edhe agjencitë në Shkodër dhe Tiranë konfimuan këtë datë.

                                  Screenshot i komunikimit me një agjensi turistike në Shkodër

                               Screenshot i komunikimit me një agjensi turistike në Shkodër

Aeroporti i Kukësit, që konfirmon funksionalitetin e plotë për fluturime argumenton:

“Kompanitë ajrore janë entitete biznesi dhe nuk mund të fillojnë fluturimet pa u bindur për përfitimet dhe risqet e një linje të re. Fakti që Air Albania ka planifikuar fluturimet në datë 15 korrik, nuk lidhet me operacionalitetin apo gatishmërinë e aeroportit, por me planet e tyre të biznesit.

Të gjitha investimet e parashikuara dhe që lidhen me anën teknike dhe operacionalitetin e Aeroportit të Kukësit kanë përfunduar në 15 prill 2021.

Kjo nuk na pengon që të vijojmë të punojmë për aspekte estetike të infrastrukturës së Aeroportit, siç janë zonat e gjelbëruara, apo mobilimi dhe zbukurimi i mjediseve të brendshme të terminalit”

                         Screenshot i përgjigjes së Aeroportit të Kukësit, 22 qershor 2021

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img