MARJO BRAKAJ
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu, duke folur në seancën e kësaj të hëne në Kuvend deklaroi se në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi”, në Urgjencën e QSUT dhe në Spitalin Infektiv janë marrë të gjitha masat përfshirë edhe mediakmentet e nevojshme. “Faktoje” bëri verifikimet në terren, por situata, të paktën për masat higjienosanitare nuk i korrespondonte atyre çfarë garantoi ministrja.
————————————————————————————————————————————————————-
Rreth 90,000 persona në 70 vende të botës janë identifikuar si të infektuar nga coronavirusi “COVID-19”, sipas raporteve të OBSH, ndërsa më shumë se 3000 persona kanë humbur jetën si pasojë e tij. Në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi, ndërsa 31 rastet e testuara në laboratorin e ISHP, kanë rezutuar negative. Megjithatë, javët e fundit qeveria ka shtuar daljet në media dhe informacionet që flasin për masa të shtuara, veçanërisht në institucionet publike të shëndetësisë. Deklrata e radhës ishte ajo e ministres Ogerta Manastirliu në Kuvend, se nuk ka vend për panik, pasi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në atë Infektiv dhe Urgjencën e QSUT janë marrë të gjitha masat së bashku me mediakmentet e nevojshme.
“Kemi marrë masa edhe me medikamente. Janë marrë masa në spitalin Invektiv, spitalin “Shefqet Ndroqi” për të ndjekur rastet. Kemi rritur dhe stokun për medikamentet antiviralë që rekomandohen që përdoren në raste të ngjashme të trajtimit të këtij virusi. Kemi shtuar kapacitetet e Urgjencës Kombëtare, ku mund të priten mbi 5000 telefonata në ditë.”-tha Manastirliu.
“Faktoje”, shkoi po sot në spitalin universitar, “Shefqet Ndroqi” i njohur si Sanatoriumi dhe i specializuar në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive. Në mjediset e brendshme të spitalit, një pjesë e personelit mjekësor ishin të papajisur me maska mbrojtëse kirurgjikale.
“Shko dhe pyet në farmaci, i kemi të kufizuara…një në ditë mund të marrim”, i tha “Faktoje” zyra e informacionit në repartin e Pneumologjisë të këtij spitali.
Foto nga ambientet e brendshme të spitalit “Shefqet Ndroqi”
Situata në korridoret e spitalit nuk tregonte për ndonjë masë të shtuar ndaj koronavirusit, qytetarë që prisnin në radhë për të takuar familjarë të tyre nuk mbanin maska mbrojtëse kirurgjikale.
“Nuk na thonë ndonjë gjë në lidhje me këtë virusin, e jo më të na jepnin maska mbrojtse kirurgjikale. Kam ca këtu që pres se po na mban në radhë ajo zonja” i tha “Faktojes” I.M., që prise me padurim të vizitonte një të afërmin e tij.
Foto nga “Faktoje”, pamje të qytetarëve në pritje të takimit me të afërmit e tyre
Ndër masat mbrojtëse ndaj coronavirusit “COVID-19” të këshillura nga ISHP është edhe larja e shpeshtë e duarve. Por, për spitalin “Shefqet Ndroqi” vendosja e një sapuni të lëngshëm apo dezifektantëve të tjerë konsiderohet një “luks” dhe si i tillë ishte i pamundur.
Foto nga Faktoje, një nga tualetet në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Para se t’i drejtoheshim QSUT për verifikimin e radhës, shkuam edhe në disa farmaci në kryeqytet për të pyetur mbi maskat kirulgjikale. Nga pesë farmaci ku u inetersuam për maska P1 dhe P2, të cilat mbrojnë nga virozat, vetëm njëra prej tyre, kishte gjendje.
“Kanë mbetur vetëm tre, 650 lekë (të reja) kushton secila. Nuk do gjesh në vend tjetër”, u shpreh farmacistja.
Ndërkohë në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, situata nuk tregonte për masa shtesë mbrojtëse nga koronavirusi. Shtetër të lëvizshëm, ngjitur me njëri-tjetrin kishin”zaptuar” korridorin e Urgjencës së QSUT, një pamje që haset rëndom edhe pa qenë i pranishëm kërcënimi nga koronavirusi. Edhe aty na ra në sy mungesa e maskave mbrojtëse kirurgjikale për personelin mjekësor e aq më pak për qytetarët. Po ashtu mungonin dezinfektuesit tek recepsioni apo mjediset e tjera të urgjencës të mbushur me pacientë dhe të afërmit e tyre.
Foto nga korridori i Urgjencës së QSUT
Kur “Faktoje” shkoi në Spitalin Infektiv, u përball me ndalimin kategorik për të hyrë në mjediset e tij, ndaj ishte i pamundur verifikimi për masat shtesë që ministrja Manastirliu deklaroi se janë marrë. I vetmi informacion që “Faktoje” mori pasi kontaktoi një pjesëtar të stafit mjekësor, ishte se kishte masa shtesë ndaj koronavirusit, por vëreheshin ende mangësi. Burimi brenda spitalit i tha “Faktoje” se një ndër masat “ndryshe” ishte instalimi i kamerave shtesë të sigurisë në mjediset e Infektivit.
**Pas verifikimit që “Faktoje” bëri në terren mbi deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për masat e marra në 2 qendra spitalore të përmendura, kjo ministri na bëri me dije informacionin e përpiluar nga Task Force për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit. Sipas këtij raporti të datës 28 shkurt të paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe në QSUT, personeli mjekësor në qëndrat e inspektuara është i pajisur me maska dhe doreza dhe pika të aksesueshme për higjenizimin dhe dezinfektimin.
Ky përditësim është bërë nga Faktoje në datën 3 mars 2020.