.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookA i shkroi një letër ish-Presidenti amerikan George W. Bush Sali Berishës në gusht të këtij viti?

A i shkroi një letër ish-Presidenti amerikan George W. Bush Sali Berishës në gusht të këtij viti?

100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA u shoqërua, veç aktiviteteve edhe me raportime nga portale te ndryshme. Verifikimi i një lajmi të publikuar më 16 gusht nga portalikoha.com me titullin ‘George Bush i dërgon letër të hapur Sali Berishës’ rezultoi i pavërtetë.

 

Nevila Gjata

 

Çdo 4 korrik, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësinë, thuajse është festë edhe për shqiptarët.

Kryesisht politikanët që prej 32 vitesh kanë protagonizmin e urimeve dhe fotot me politikanët amerikanë.

Por festa e këtij korriku 2022 ishte ndryshe në Tiranë pasi u shënjua 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Nuk munguan urimet e Presidentit të SHBA Joe Biden apo ish-Presidentit George W. Bush dhe një sërë aktivitetesh.

Në kuadër të këtyre festimeve që patën jehonë përmes komentesh edhe në javën e parë të gushtit, një nga mediat online portalikoha.com shkruante më 16 gusht të këtij viti se ish-Presidenti i SHBA, George W. Bush i ka shkruar një letër Berishës.

Që në titull të lajmit të publikuar flitet për një letër që Presidenti amerikan George W. Bush i ka dërguar Sali Berishës.

Faktoje.al ka pyetur stafin pranë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të kontaktuar, ata e konfirmojnë letrën, por sqarojnë për Faktoje.al se një letër me përmbajtjen që i referohet portalikoha.com është dërguar në qershor 2008 kohë kur Berisha ishte kryeministër.

Letra është dërguar një vit pas vizitës së ish- Presidentit amerikan George W. Bush në Tiranë (qershor 2007).

Screenshot i njoftimit zyrtar të letres së Geroge W. Bush dërguar Sali Berishës në vitin 2008/ Burimi; Keshilliiministrave.al

 

Vetë Berisha më 16 gusht të këtij viti kur u publikua lajmi në portalikoha.com  postonte në Facebook reagime mbi zhvillimet politike në vend.

Screenshot i postimit të Sali Berishës në faqen e tij në Facebook, 16 gusht

Sali Berisha i shpallur non grata në maj 2021 nga DASH nuk ishte i ftuar në asnjë nga ceremonitë zyrtare të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Megjithatë, Berisha postoi disa herë në faqen e tij në Facebook mbi historikun e këtyre marrëdhënieve me fokus kryesisht vizitat e tij në SHBA.

Screenshot i postimit të Sali Berishës në faqen e tij në Facebook

Berisha postoi fragmente nga vizita historike më 22 qershor e vitit 1991 e ish-Sekretarit të Shtetit, James Baker në Tiranë me ftesë të Partisë Demokratike.

Publikoi gjithashtu foto të tij (mars 1991) në Departamentin e Shtetit, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, si dhe vizitën e ish- Presidentit amerikan George W. Bush, presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë 14 vite më parë (10 qershor 2007).

Screenshot i postimit të Sali Berishës në faqen e tij në Facebook

 

Berisha publikoi gjithashtu një letër të ish-Presidentit amerikan Bush, por jo atë të publikuar nga portalikoha.com dhe as drejtuar atij nominalisht.

 

Screenshot i postimit të Sali Berishës në faqen e tij në Facebook

 

Zoti Berisha publikoi përmbajtjen e një letre aktuale që Geroge W. Bush dërguar në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

 

Screenshot i letrës se George W.Bush publikuar nga Sali Berisha në faqen e tij zyrtare Facebook

 

Lajmi i potralikoha.com për një letër drejtuar Berishës më 16 gusht të këtij viti është dizinformues edhe pse në fund të përmbajtjes së artikullit sqarohet me një fjali që letra është publikuar vite më parë.

 

 

*Foto kryesore marrë nga portalikoha.com

*Artikulli publikohet në kuadër të bashkëpunimit të Faktoje me Facebook për të luftuar dizinformimin

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img