Nxënësit e shkollës së mesme “Karl Gega” në Lezhë, kanë përgatitur një video ka na tregojnë qëndrimin e tyre mbi emigracionin. Gjatë muajit tetor dhe nëntor ekspertët e Faktojes kanë trajnuar 60 të rinj dhe mësues mbi dezinformimin dhe ‘fake news’.
Organizata Fact Checking Faktoje dhe ekipi i H.A.N.A, po zbatojnë projektin “Edukimi mediatik në komunitetet lokale në Shqipëri” në kuadër të PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
‘Ky botim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e organizatës Faktoje dhe jo domosdoshmërisht pasqyron opinionin e Bashkimit Europian.’