E gjeneruar kjo pamje masive e udhëtarëve të bllokuar në aeroportet amerikane

13

Pretendimi: Kjo video tregon mijëra udhëtarë të bllokuar në një aeroport pasi një defekt në sistemin e komunikimit të kontrollit ajror paralizoi për orë të tëra fluturimet në ShBA 

Verdikti: E pavërtertë, Gjeneruar me AI

————————————————————————-

Një video (arkivuar këtu) që ka marrë mbi një mijë pëlqime në Facebook pretendohet se tregon udhëtarë të bllokuar në një aeroport pasi një defekt në sistemin e komunikimit të kontrollit ajror paralizoi fluturimet në ShBA.

Më 13 nëntor 2026, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) pezulloi të gjitha fluturimet në ShBA. Në deklaratën e agjencisë thuhej se shkaku ishin “probleme komunikimi që preknin disa Qendra të Kontrollit të Trafikut Ajror.”

Megjithatë, video e mësipërme nuk tregon pasojat e këtij pezullimi. Në të vërtetë, ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike me inteligjencë artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos dëshmohet nga një numër defektesh logjike që janë tipike për përmbajtjet e gjeneruara me AI.

Një detaj ishte një numër tepër i madh jastëkësh drejtkëndësh gjumi, të cilët njerëzit zakonisht nuk i marrin me vete kur udhëtojnë.

Më pas, në video shfaqen dy gra identike, të veshura me bluza identike ngjyrë rozë, duke fjetur pranë njëra-tjetrës.

Disa nga trupat e pasagjerëve dukeshin sikur shkriheshin me njëri-tjetrin.

Ndërsa postera të printuar të Coca-Cola njoftojnë anulimin e fluturimeve.

Absurditeti i imazhit të sipërm qartëson se pamjet e mësipërme nuk janë reale, por të gjeneruara me AI.