I gjeneruar ky robot mjekësor që arratiset nga spitali

8

Pretendimi: Kjo video tregon një robot mjekësor që del nga kontrolli dhe ndiqet nga policia në rrugët e qytetit

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————————–

Një video që është shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një robot mjekësor që del nga kontrolli dhe ndiqet nga policia në rrugët e qytetit. Kjo video ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa paralajmërimet për një Inteligjencë Artificiale që mund t’i shpëtojë kontrollit po shndërrohen në një çështje të nxehtë të agjendës globale politike 

Megjithatë, postimet nuk shoqërohen me ndonjë detaj identifikues si ku dhe kur ka ndodhur ngjarja e pretenduar.

Kjo sepse video e mësipërme nuk tregon një ngjarje të vërtetë. Ajo është krijuar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Tregues fillestar i origjinës së gjeneruar të videos është shkrimi i deformuar apo pa kuptim që shfaqet mbi makinën e policisë. Më tej, shkrimi ndryshon nga një moment i videos në tjetrin, siç duket në imazhet e mëposhtme.

Më tej, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në TikTok nga llogaria @maison_notreal, e cila vetëpërshkruhet si një “studio filmi AI.”

Rrjedhimisht, edhe video e mësipërme është etiketuar nga autorët si e gjeneruar me AI.