Ekonomia shqiptare drejt tregut evropian, a jemi gati të paguajmë faturën? Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, i ftuar në podcast-in “Pa Rrena”
PA RRENA | S01E04.1 Bizneset shqiptare ne BE
Hyrja e Shqipërisë në BE do të ndryshojë shumë gjëra për qytetarët, por gjithashtu edhe për bizneset vendase dhe ekonominë shqiptare. Por sa të përgatitur janë këta të fundit për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian? Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, i ftuar në podcast-in “Pa Rrena” me Klodiana Kapo, flet për rreth 50 mijë bizneset vendase që do të preken nga procesi i transformimit, për mënyrën se si qeveria shqiptare po punon mbi një program për të përgatitur bizneset, si dhe për kostot që do të ketë ky proces. Në një moment kur vetëm 20% e bizneseve kanë informacion për procesin e integrimit, të mirat dhe sfidat që vijnë prej tij, është reale nevoja për të folur për këtë proces transformimi, por edhe për atë se kush do ta paguajë faturën.
PA RRENA | S01E04.2 Cmimi i banesave dhe reformat per strehim
Çmimet e banesave në Tiranë vazhdojnë të rriten, edhe pse jemi në mes të një boom-i të paprecedentë ndërtimesh. Çiftet e reja dhe shtresa e mesme po e gjejnë veten gjithnjë e më larg ëndrrës për banesën e parë. Në këtë episod, Klodiana Kapo diskuton me Enkelejd Musabelliun, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, rreth: Pse çmimet vazhdojnë të rriten pavarësisht boom-it të ndërtimeve; strategjinë e re të Strehimit dhe skemat e strehimit social dhe atij të përballueshëm; lehtësimin e kredive dhe skemat e qerasë për shtresën e mesme; si dhe si synohet të rregullohet tregu i banesave.






