Ky fluks emigrantësh nuk u përsërit në kufirin e Spanjës me Marokun

7

Pretendimi: Kjo video tregon kufirin e enklavës spanjolle Ceuta, ku qindra emigrantë tentuan të kalojnë nga Maroku drejt territorit spanjoll në gusht 2026

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————————-

Një video që po qarkullon në media dhe rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon përsëritjen e fluksit të emigrantëve në kufirin mes Marokut dhe Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e veriut, vetëm dy javë pas sulmit masiv të 30 korrikut.

15 gusht 2026, përpjekje të mëtejshme të emigrantëve për të hyrë në Ceuta nga Maroku u penguan nga forcat marokene të sigurisë. Autoritetet marokene kanë arrestuar të paktën 111 persona. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia marokene qëlloi me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e mbledhura në kodra rreth tre kilometra larg kufirit.

Më parë, në fund të korrikut 2026, mbi 70 mijë emigrantë marokenë kaluan kufirin në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, në një fluks masiv që i mbingarkoi autoritetet lokale. Mbi 100 persona vdiqën si pasojë. Rreth njëmijë të mitur mbeten në Ceuta.

Video e mësipërme nuk tregon pamje nga 15 gushti 2026, por nga dy javë më parë, gjatë kalimit masiv në 30 dhe 31 korrik. Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video është botuar fillimisht në fund të korrikut 2026, kur dhjetëra mijëra emigrantë kaluan në Ceuta nga Maroku.

Ministri i Brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska tha se rreth 5 mijë emigrantë mbeten brenda Ceutës. Qindra u panë duke u strehuar nga temperaturat përvëluese nën streha të improvizuara prej bambuje përgjatë plazhit urban të El Trampolin.