Kina nuk po i kërkon ShBA heqjen dorë nga armët bërthamore

5
TOPSHOT - Chinese President Xi Jinping waves during a meeting with Vietnam's communist party general secretary To Lam at the Office of the Party Central Committee in Hanoi on April 14, 2025. Chinese leader Xi Jinping warned that protectionism "leads nowhere" and that a trade war would have "no winners", state media said, as he arrived in Vietnam on April 14 on the first leg of a Southeast Asia tour. (Photo by NHAC NGUYEN / POOL / AFP) (Photo by NHAC NGUYEN/POOL/AFP via Getty Images)

Pretendimi: Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që ShBA dhe Izraeli të heqin dorë nga armët bërthamore

Verdikti: E pavërtetë

Barbara Halla

Ndërsa ShBA ka vendosur si kusht të panegociueshëm heqjen dorë të Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon pretendimi sipas të cilit presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.  Postimet e paraqesin këtë narrativë si një “provokim” të madh diplomatik dhe si dëshmi të një ndryshimi radikal në strategjinë globale të Kinës, por verifikimet tregojnë se deklarata të tilla nuk ekzistojnë në asnjë burim zyrtar.

Ky lajm duket të ketë buruar nga faqje të ndryshme në Facebook apo Tëitter/X, ku publikohen klipe dhe pamje të Xi Jinping të nxjerra nga konteksti. Këto faqe nuk përbëjnë burime zyrtare, po shpesh thjesht faqe që shpërndajnë informacione të rreme apo teori konspiracioni.

Narrativa përdor një gjuhë dramatike për të krijuar përshtypjen se Kina po sfidon drejtpërdrejtë fuqitë perëndimore dhe po udhëheq një rend të ri global. Përmendja e “Botës së Tretë”, “largimit nga dollari”, blerjes së naftës me zbritje dhe afrimit me Iranin përdoret për të ndërtuar idenë e një plani të koordinuar kundër Perëndimit. Megjithatë, këto zhvillime ekonomike dhe diplomatike nga ana e qeverisë kineze janë procese të njohura prej vitesh dhe nuk provojnë ekzistencën e një deklarate të tillë nga Xi Jinping.

Siç e shpjegon një verifikim i kryer nga faqja Fact Crescendo, kontrolli i arkivave të televizionit shtetëror CCTV, Ministrisë së Jashtme kineze dhe institucioneve zyrtare të Pekinit nuk gjeti asnjë fjalim ku Xi Jinping të ketë kërkuar çarmatimin bërthamor të SHBA-së apo Izraelit. Edhe media ndërkombëtare me reputacion si Reuters dhe BBC nuk kanë raportuar për një deklaratë të tillë, gjë që do të kishte shkaktuar reagim të menjëhershëm global nëse do të ishte e vërtetë.  

Në fakt, politika zyrtare bërthamore e Kinës mbështetet në parimin “No First Use”, që nënkupton përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rast se duhet ti kundërpërgjigjejen një sulmi nga dikush tjetër. Kina tradicionalisht ka kërkuar çarmatim gradual dhe shumëpalësh përmes mekanizmave ndërkombëtarë, jo ultimatume publike ndaj vendeve specifike.