Shqipëria krenare për hapjen dhe jo përfundimin e kapitujve të BE-së

14

Pretendimi: Kryeministri Edi Rama njofton përfundimin e të gjithë grup-kapitujve të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————

“Rama njofton përfundimin e të gjithë grup-kapitujve: Shqipëria rekord drejt BE,” jep lajmin e mirë një artikull i botuar më 12 nëntor 2025 nga Euronews Albania.

Me të lexuar titullin e mësipërm, lexuesi mund të mendojë me të drejtë se Shqipëria është pranë hyrjes në Bashkimin Europian, duke patur mbyllur procesin e negocimit të gjithë grup-kapitujve.

Megjithatë, lexuesi nuk duhet të gëzohet para kohe.

Në brendinë e tij, artikulli i referohet si burim kryeministrit Rama, i cili citohet të ketë postuar në rrjete sociale: “Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh rekord absolut në procesin e integrimeve evropiane.”

Pra, Shqipëria nuk ka përfunduar të gjithë grup-kapitujt e negociatave, por vetëm procesin e hapjes së tyre. Në rastin më të mire, vendit tonë do t’i nevojitet 2-3 vite të mëtejshme negocimi përpara se të njoftohet transpozimi i plotë i legjislacionit të Bashkimit Evropian në legjislacionin vendas.

Deri në nëntor 2025, Shqipëria ende nuk ka mbyllur ndonjë nga grup-kapitujt e negociatave.