Faktoje është anëtare aktive e Rrjetit Ndërkombëtar Fact-Checking (IFCN) që prej janarit të vitit 2020 firmëtare eKodit të Parimeve, pjesë e Anti Disinformation Network në Ballkan prej datës 2 prill të vitit 2020 dhe anëtare eEFCSN Rrjetit Europian i Stadardeve të Fact-Checking), prej tetorit të vitit 2023. Faktoje është e dedikuar në luftën ndaj dezinformimin jo vetëm përmes fact-checking, por edhe përmes edukimit mediatik, trajnimeve, punës kërkimore dhe bashkepunimit me qytetarë, media, organizata të shoqërisë civile dhe kompani.
(Kliko këtu për projektet tona).
Lexo më shumë për metodologjinë e tonë (këtu)
- Ne mbledhim dhe verifikojmë deklaratat e zyrarëve publikë nga i gjithë spektri politik duke monitoruar:
- gazetat kryesore print ose online, kombëtare dhe lokale;
- agjencitë kryesore të lajmeve;
- faqet e internetit dhe profilet e rrjeteve sociale të përfaqësuesve politikë;
- faqet e internetit të partive
- faqet e internetit të ministrive dhe qeverisë
- Youtube dhe platforma të tjera video.
- Metodologjia e “Faktoje” udhëheq ekipin në përzgjedhjen e deklaratave për verifikim bazuar në rëndësinë dhe rezonancën e tyre në debatin publik dhe politik. Shmangim njëanshmërinë dhe përqendrimin në një politikan apo parti të vetme.
- Zgjedhim vetëm deklarata që bazohen në fakte ose të dhëna të verifikueshme.
- Citojmë deklaratën pikërisht ashtu siç është raportuar nga burimi duke e ilustruar me lidhjet e artikullit/videos/screenshot në mënyrë publiku të kontrollojë vetë deklaratën.
- Kur verifikojmë të dhënat citojmë burimet mbi të cilat bazojmë vlerësimet tona, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i kontrollojnë.
– Metodat kërkimore
- Pyesim personin që ka bërë deklaratën se mbi ç’fakte e bazon atë
- Është e drejtë themelore ta vësh në dijeni subjektin se po verifikon deklaratat e tij/saj. “Faktoje” përzgjedh për “fact-checking” vetëm deklarata të bëra publikisht.
- Kërkojmë informacion zyrtar nga institucionet publike
- “Faktoje” kontakton institucionet publike bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
- U referohemi mediave për fakte mbi çështjen
- Kërkojmë se çfarë kanë gjetur mediat e tjera para nesh. Ky kërkim mund të ndihmojë me fakte apo prova të reja në lidhje me verifikimin e deklaratës.
- Përdorim motorët e kërkimit online
- Gjatë verifikimnit kërkojmë për të dhëna në Google dhe motorë të tjerë.
- Verifikojmë në terren
- Verifikimi në terren është thelbësor për kategorizimin e premtimeve dhe deklaratave.
- Kërkojmë mendimin e ekspertëve
- Ekspertët kontribuojnë në një shpjegim shterues dhe të qartë të fakteve gjatë verifikimit.
– Kategorizimi i deklaratave
“Faktoje” përdor 4 kategori për deklaratat/ premtimet e verifikuara:
- E VËRTETË – Deklarata është e saktë dhe nuk i munungon fakt domethënës.
- GJYSMË E VËRTETË – Deklarata është pjesërisht e vërtetë dhe i mungojnë detaje të rëndësishme që lidhen me kontekstin
- E PAVËRTETË – Deklarata nuk është e saktë.
- PA KATEGORI – Deklarata rezulton çorientuese për mungesë ose mospërputhje faktesh, ndaj nuk mund të arrihet në një verdikt.
– Publikimi i artikullit fact-checking
Pasi premtimi/deklarata verifikohet sipas hapave të mësipërm të metodologjisë bazë dhe nga të dhënat e mbledhura rezulton se ai është i paverifikueshëm, çorientues apo manipulues, Faktoje vijon verifikimin nëse premtimi/dekalrata është propagandë.
Vlerësimi i Propagandës nga Faktoje ndjek kater etapa:
- Vlerësimi nëse deklarata/premtimi ka qëllime manipulimi
Deklarata analizohet sipas pyetjeve:
- Kush përfiton politikisht nga kjo deklaratë?
- A është mesazhi i dizajnuar për të provokuar emocione (frikë, krenari, zemërim, shpresë)?
- A janë faktet ekzagjeruar ose shtrembëruar për të bindur publikun?
- A është një burim/politikan/organizatë me reputacion, bazuar në eksperiencën e mëparshme? A raportojnë burime të tjera të besueshme (përveç burimit/personit që e thotë) të njëjtën histori
- Vlerësimi nëse deklarata/premtimi përdor teknikat e propagandës
Kontrollohet nëse përdoret ndonjë nga teknikat e mëposhtme:
- Të gjithë janë dakord – nxitja për të ndjekur shumicën
- Fjalë të bukura, pa përmbajtje – slogane të përgjithshme pa specifika
- Frikësim – nxitja e frikës për të justifikuar veprime apo diskretituar alternativat
- Fajësimi i të tjerëve – zhvendosja e përgjegjësisë te grupe apo faktorë të jashtëm
- Zgjedhje selektive të të dhënave – shfaqja e vetëm atyre fakteve që përforcojnë narrativën
- Gjuha e Ngarkuar dhe Ekzagjerimi – përdorimi i fjalëve emocionale, pikëpyetjeve, ose deklaratave të pavërtetuara për të ndikuar në mendimin e publikut ose për të provokuar reagime të forta
- “Ne kundër Atyre” – Portretizimi i çështjes si një luftë mes dy palëve kundërshtare
- Demonizimi i Kundërshtarëve – etiketimi i individëve ose grupeve si kërcënime ose armiq
- Përsëritja e Sloganeve – përsëritja e frazave të thjeshta për të forcua një mesazh pa përmbajtje
- Dihotomia e Rreme – paraqitja e vetëm dy opsioneve ekstreme, duke injoruar nuancat ose kompleksitetin
- Teknikat e Spin-it
Këto taktika retorike dhe të manipulimit të medias shpesh shoqërojnë propagandën:
- Non-denial denial – deklarata që duken si mohim i gabimeve, pa e bërë atë realisht
- Non-apology apology – fraza që tingëllojnë si një kërkim falje, por shmangin përgjegjësinë
- “Mund të janë bërë gabime” – përdorimi i fjalëve të pasive për të shmangur përgjegjësinë
- Gjuha e parashikimit ose shmangia e pyetjeve – paraqitja e deklaratave të pavërtetuara si fakte, ose shmangia e përgjigjeve të drejtpërdrejta
- “Varrosja e lajmeve të këqija” – lëshimi i lajmeve të kontestuara kur media është e fokusuar diku tjetër (p.sh., gjatë fundjavave ose pushimeve)
- Keqdrejtim dhe devijim – lëshimi i një historie tjetër për të larguar vëmendjen nga një çështje më e dëmshme
- Limited hangout – zbulesa e një të vërtete të pjesshme për të shmangur zbardhjen e plotë të gabimit
- Favorizimi i medias – shpërblimi i gazetarëve miqësorë me histori që përputhen me mesazhin politik
- Kontrolli i aksesit – mohimi i intervistave ose informacionit për gazetarët ose mediat kritike
- Testimoniale të rreme ose të edituara – manipulimi i opinionit publik përmes prezantimit të mbështetjeve të rreme ose të rregulluara
- Vlerësimi nëse deklarata/premtimi tregon mungesë të përgjegjshmërisë
- A mungojnë afatet konkrete, mekanizmat dhe përgjegjësitë?
- A përmenden raporte zyrtare, të dhëna, ose citate të drejtpërdrejta? Apo është e paqartë dhe anekdotike?
- A përsëritet deklarata pa prova apo pa njoftim për progresin e arritur?
Përfundimi
Nëse deklarata rezulton e paverifikueshme bazuar në dokmenta zyrtare dhe nuk mund të kategorizohet si e vërtetë/ e pavërtetë apo i mbajtur/ i papmbajtur por mund të identifikohen elemente si:
- Manipulimi emocional i publikut
- Përdordorja e teknikave të njohura propagandistike
- Përdorja e metodave të spin-i (devijuese)
- Mungesa e afateve konkrete apo provave
Atëherë deklarata/premtimi vlerësohet si: PROPAGANDË
Publikimi i artikullit fact-checking
Pas rishikimit dhe miratimit nga redaktori përgjegjës artikulli publikohet në web dhe kanalet e tjera të komunikimit të Faktoje.
Në çdo përmbajtje ku është përdorur AI, i nënshtrohet domosdoshmërisht dy raundeve të rishikimit njerëzor.
Si i korrigjojmë gabimet tona
“Faktoje” korrigjon gabimet (nëse ka) në lajmet e publikuara.
Faktoje është e angazhuar të korrigjojë gabimet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Kur korrigjimi është i nevojshëm dhe publikimi origjinal nuk mund të editohet, korrigjimi shpërndahet në të njëjtin format dhe përmes të njëjtave kanale si publikimi origjinal, për të siguruar që audienca të njoftohet për informacionin e përditësuar.
Nëse një publikimi i shtohet një informacion i ri ai njoftohet me një shënim përditësues në të njëjtin publikim.
Në rastet kur gabimi është i rëndësishëm—pra ndryshon ndjeshëm përfundimet e hetimit ose devijon nga metodologjia e Faktoje-s—korrigjimi përfshin informacionin e saktë si dhe një shpjegim për rrethanat që çuan në gabim. Çdo informacion i ri i shtuar në një artikull shoqërohet me një shënim për përditësim brenda të njëjtit publikim.
*Lajmet e korrigjuara gjenden tek nënkategoria “Ankesa dhe Korrigjime”
Si vlerësohen kërkesat për korrigjim – pjesë e politikës së korrigjimeve të Faktoje
Faktoje merr seriozisht çdo kërkesë për korrigjim dhe i trajton ato në mënyrë të paanshme, të shpejtë dhe transparente. Çdo kërkesë për korrigjim mund të dërgohet nëpërmjet emailit zyrtar info@faktoje.al. Kërkesa duhet të përmbajë informacion të qartë mbi artikullin ose përmbajtjen në fjalë, si dhe sqarime mbi informacionin që konsiderohet i pasaktë, bashkë me burime që mbështesin korrigjimin e propozuar.
Pas marrjes së kërkesës, ekipi editorial i Faktoje e shqyrton atë brenda një afati të arsyeshëm, zakonisht jo më shumë se 5 ditë pune. Gjatë vlerësimit, verifikohen faktet përmes burimeve të besueshme dhe, nëse është e nevojshme, kontaktohen palët e përfshira. Nëse kërkesa rezulton e justifikuar, bëhet një korrigjim i qartë në përmbajtjen origjinale (nëse është e mundur) ose publikohet një korrigjim i veçantë në të njëjtat kanale si publikimi fillestar. Në çdo rast, Faktoje informon kërkuesin për rezultatin e vlerësimit. Kjo procedurë synon të garantojë integritetin e përmbajtjes së publikuar dhe të ruajë besimin e publikut.
Nëse dyshoni se ka ndonjë shkelje nga ana jonë e parimeve të gazetarisë apo kodit të etikës, ju mund t’i drejtoheni me ankesë edhe EFCSN duke plotësuar formularin që e gjeni në këtë link ose IFCN duke përdorur këtë link.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale
Faktoje etiketon të gjithë përmbajtjen e publikuar që është gjeneruar nga AI ose që është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga AI, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, imazhe, video, skedarë audio dhe grafikë.
Politikat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale
Organizata përdor AI vetëm për funksione teknike dhe gazetari, redaktori janë plotësisht përgjegjëse për çdo përmbajtje të publikuar.
Mitigimi i rrezikut
- Vlerësim rreziku Analizojmë rreziqet e gabimeve, paragjykimeve, cenimit të privatësisë dhe ndikimit në besueshmëri për çdo mjet AI.
- Trajnim i stafit Stafi trajnohet për përdorim etik, verifikim të output-it dhe identifikim të gabimeve të AI.
- Zbutje rreziku
- Kontroll editorial me te paktën dy staf njerëzor mbi çdo material ku AI ka kontribuar.
- Verifikim i pavarur i fakteve.
- Transparencë kur AI përdoret në procese teknike dhe ne gjenerimin e imazheve.
- Ndalim i çdo përdorimi që prodhon dezinformim ose dëmton besueshmërinë.
- Përgjegjësia editoriale AI nuk merr vendime editoriale; çdo gabim i AI trajtohet si gabim editorial.
- Transparencë dhe përditësim Politika është publike dhe përditësohet rregullisht sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe zhvillimeve teknologjike.
Fakto edhe ti!
Ju mund të dërgoni denoncimet, mesazhet dhe sugjerimet për “fact-check” duke klikuar rubrikën “Fakto dhe ti”. Për denoncimet e dërguara “Faktoje” merr të mirëqenë se jeni dakord t’i publikojmë ato, përveç rasteve kur ju vetë kërkoni mospublikimin ose ruajtjen e anonimitetit.
PRAKTIKA TE MIRA
Narrativa e bazuar në dezinformim
Një narrativë e bazuar në dezinformim është mesazhi që del nga një grup përmbajtjesh që janë provuar si të rreme ose mashtruese duke zbatuar metodologjinë e verifikimit të fakteve në përputhje me Kodin e Standardeve të EFCSN.
Metodologjia:
- a) çdo analizë mbështetet në një grup përmbajtjesh të provuara si të rreme, të cilat janë verifikuar nga ne ose nga organizata të tjera të njohura të verifikimit të fakteve;
- b) lidhjet përkatëse të verifikimit të fakteve përfshihen në çdo analizë për të siguruar transparencë dhe kontekst për lexuesit;
- c) çdo analizë perfshin një shpjegim të kampionit mbi të cilin bazohet analiza, për shembull periudha kohore, burimet, numri dhe lloji i pjesëve të përmbajtjes së analizuar, e kështu me radhë;
- d) çdo analizë e narrativave të bazuara në dezinformim ndjek standardet profesionale të paanshmërisë dhe saktësisë, në përputhje me frymën dhe parimet e Kodit të Standardeve të EFCSN.ArkivimiFaktoje arkivon, sa herë që lejohet praktikisht dhe ligjërisht, pretendimin origjinal dhe të gjithë përmbajtjen e përdorur si provë në verifikimin e fakteve, për të garantuar transparencë, gjurmueshmëri dhe verifikim afatgjatë. Ne i pajisim shkrimet tona me një kopje rezervë (p.sh. screenshot me të dhëna relevante) për të siguruar akses edhe nëse mjetet online të arkivimit dështojnë.
Udhëzime për Advokim – Faktoje
- Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes
Promovojmë lirinë e shprehjes si një shtyllë themelore e demokracisë, duke kundërshtuar me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin. Mbrojmë të drejtën për t’u shprehur, por edhe të drejtën për të mësuar të vërtetën. - Promovimi i Edukimit Mediatik
Advokojmë për edukimin mediatik në shkolla dhe komunitete. Thjeshtojmë temat komplekse dhe fuqizojmë qytetarët që të vënë në dyshim burimet, të dallojnë manipulimin e informacionit dhe të angazhohen në mënyrë kritike me median. - Mbështetja e Gazetarisë Etike
Promovojmë gazetarinë e bazuar në fakte, transparente dhe të përgjegjshme. Bashkëpunojmë me gazetarët, ofrojmë trajnime dhe denoncojmë praktikat joetike me fakte. - Forcimi i Qendrueshmërisë së Publikut ndaj Dezinformimit
Rrisim ndërgjegjësimin mbi mënyrat se si përhapet dezinformimi dhe si ndikon në opinionin publik. Përdorim artikuj, vizualizime dhe raste konkrete për të bërë të dukshëm kërcënim që vjen nga manipulimi i informacionit. - Barazia Gjinore
Përdorim një gjuhë gjithëpërfshirëse, fuqizojmë zërat e grave në media dhe vëmë në pah se si dezinformimi ndikon në mënyrë disproporcionale.





