.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Gruaja e atentatorit të kryeministrit sllovak nuk u arrestua për komplotin

Gruaja e atentatorit të kryeministrit sllovak nuk u arrestua për komplotin

0
Gruaja e atentatorit të kryeministrit sllovak nuk u arrestua për komplotin

Pretendimi: Policia arrestoi gruan ukrainase të atentatorit të kryeministrit sllovak

Rate: Mungon konteksti

Në rrjetet sociale në vendin tonë po qarkullojnë postimi se është arrestuar nga policia gruaja e agresorit që qëlloi ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico më 15 maj.

Gruaja e vrasësit të kryeministrit sllovak është refugjate ukrainase dhe është arrestuar”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale. Nëpërmjet këtij lajmi synohet të ngrihet dyshimi për urdhërimin e sulmit nga shërbimet sekrete ukrainase.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Faktoje bëri një verifikim të këtyre pretendimeve, duke iu referuar informacioneve që vijnë nga mediat e huaja. Fillimisht, nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove konfirmuan se video është publikuar fillimisht më 15 maj.  Mirëpo, në raportimet e mediave sllovake nuk thuhet që ajo është arrestuar, por raportohet se: “Forcat e sigurisë kanë nxjerrë nga banesa gruan e agresorit që qëlloi kryeministrin Robert Fico”.

Edhe “Daily Mail” raporton: ”Gruaja e Cintulës është vënë nën mbrojtje nga policia, nga frika se mbështetësit e kryeministrit Fico do të kërkojnë hakmarrje. Video tregon një oficer policie, duke e larguar gruan nga banesa e saj, teksa mbulon fytyrën me një revistë”.

Pretedimet se gruaja e të dyshuarit supozohet të jetë refugjate nga Ukraina nuk është e vërtetë, pasi ky informacion është hedhur poshtë nga policia.

Ministri i brendshëm i Sllovakisë, Matush Šutaj Eštok, u shpreh për mediat pas sulmit se Cintula ishte një kritik i politikave të Fico-s dhe se ai ishte i orientuar drejt Rusisë.

Gazetari investigativ hungarez Szabolcs Pányi postoi në rrjetin X prova të lidhjes së shkrimtarit me grupin pro-rus Slovenskí Branci (Rekrutët Sllovakë), një organizatë paraushtarake e paregjistruar që ekzistonte midis 2012 dhe 2022, udhëheqësi i së cilës ishte trajnuar nga ish-forcat speciale ruse. Panyi gjithashtu vuri në dukje se si grupi kishte lidhje me bandën ruse të motoçikletave Ujqërit e Natës, e njohur për lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.

Raportimet e fundit thonë se Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë mjaft shqetësuese. Kryeministri Fico u qëllua me armë të mërkurën, një sulm që ngriti alarmin mbi polarizimin politik në Sllovaki.

Artikulli është verifikuar edhe nga kolegë të mediave të huaja fakt verifikuese.

Previous article 3,600 profesionistë të lirë në 4 muaj mbyllën biznesin pas nisjes së taksimit
Next article Riga aksion për pastrimin e bodrumeve, por asnjë alarm për sulm
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.