Bashkitë në Shqipëri janë bërë më transparente, duke publikuar programet e tyre të transparencës dhe duke ndarë më shumë informacion për qytetarët, por puna në mbajtjen e premtimeve të kyebashkiakëve në fushata elektorale ende çalon.
Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi këtë të mërkurë, 6 mars, përpara përfaqësuesve të Bashkisë Korçë dhe gazetarëve lokalë gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer mbi punën e kësaj bashkie gjatë vitit 2023.
Ky monitorim vjen në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”, e mbështetur për të tretin vit radhazi nga organizata amerikane National Endoëment for Democracy (NED). Bashkitë e monitoruara janë ajo e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Korçës, Dibrës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Kavajës dhe Himarës.
Analiza tregoi se nga 40 premtime elektorale të fushatës së Maj 2023 në të dhjetë bashkitë, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga bashkitë apo kryebashkiakët e tyre nuk janë mbajtur.
Nisur nga ky monitorim, niveli i transparencës për Bashkinë Korçë arrin në 100%.
Po ashtu, Faktoje verifikoi katër nga dhjetra premtimet e kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo gjatë fushatës së 14 majit 2023. Nga verifikimet sa i takon mbajtjes së premtimeve, Bashkia e Korçës rezultoi me dy premtime pjesërisht të mbajtura dhe dy të tjera të pambajtura.
Faktoje për të katërtin vit me radhë monitoroi performancën e transparencës së 10 institucioneve të pushtetit vendor në Shqipëri në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED). Bashkitë e monitoruara janë ajo e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Korçës, Dibrës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Kavajës dhe Himarës.
Analiza tregoi se nga 40 premtime elektorale të fushatës së Maj 2023 në të dhjetë bashkitë, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga bashkitë apo kryebashkiakët e tyre nuk janë mbajtur.
Raporti nxjerr në pah se pjesa më e madhe e premtimeve janë për investime të reja apo rikonstruksione shkollash, qendrash kulturore dhe ndërhyrje në infrastrukturë, të deklaruara gjatë fushatave elektorale por që nuk janë përmbushur.
Monitorimi i kryer nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon të masë nivelin e transparencës në institucionet e pushtetit vendor në Shqipëri si dhe të nxisë ndarjen e informacionit për publikun si dhe llogaridhënien publike lidhur me vendimmarrjen, por edhe menaxhimin e punës së këtyre institucioneve. Premtimet u monitoruan në bazë të një metodologjie që përfshin analizën buxhetore, monitorimin e prokurimit publik si dhe vëzhgimet në terren. Ndër indikatorët e transprancës ishin programi e transparencës, konsultimi publik si dhe zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit.
Faktoje është një organizatë e pavarur mediatike që ofron shërbimin e verifikimit të fakteve dhe që është pjesë e International Fact Checking Network (IFCN) si dhe European Fact-checking Network (EFCSN).