BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorKërcënimi i Putin për NATO përpara se të niste pushtimin masiv të Ukrainës

Kërcënimi i Putin për NATO përpara se të niste pushtimin masiv të Ukrainës

Pretendimi: Vladimir Putin nuk kërcënoi së fundi nisjen e luftës nëse Ukraina hyn në NATO

Verdikti: Missing context

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, ku kërcënon Europën nëse Ukraina hyn në NATO, i përket vitit 2022. Faktoje hedh poshtë pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale se video është xhiruar së fundmi.

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale në vendin tonë, ku pretendohet se presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar Europën, nëse Ukraina hyn në NATO.

Putin drejtuar NATO-s për dërgimin e forcave në Ukrainë: ‘Bëje dhe nuk do të kesh kohë as të mbyllësh sytë’! Presidenti rus Vladimir Putin me një deklaratë të rrufeshme bëri të qartë se çfarë do të ndodhë me evropianët nëse Ukraina hyn në NATO dhe Kievi për të rezistuar kërkon aktivizimin e nenit 5 për ‘ndihmën aleate.”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Kjo video u shpërnda në rrjet pas deklaratës së fundit të presidentit francez Emanual Macron, i cili nuk përjashtoi në një takim publik angazhimin me trupa të NATO-s në Ukrainë.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të këtyre pamjeve, fillimisht duke përdorur mjeteve e verifikimit të fotove dhe videove, për të kuptuar burimin e saj.

Nga kërkimi rezulton se në fakt video i përket shkurtit të vitit 2022, disa javë para se Rusia të niste sulmet ndaj Ukrainës.  Reuters raportoi më 7 shkurt 2022, se Putin u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Moskë, ku ai bëri këto komente.

“Sigurisht që potencialet e NATO-s dhe Rusisë janë të pakrahasueshme. Ne e kuptojmë këtë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se Rusia është një nga shtetet kryesore bërthamore dhe për nga disa komponentë modern ajo madje i tejkalon shumë. Nuk do të ketë fitues. Dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj”, thotë ndër të tjera lideri rus.

Videoja që po qarkullon në mediat sociale është prodhuar nga tabloidi britanik “Daily Mail” dhe është publikuar më 8 shkurt 2022.

Pra, videoja që tregon Putinin duke bërë komente është e shkurtit të vitit 2022 dhe deklarata është bërë para pushtimit rus të Ukrainës. Nuk kemi të bëjmë me një deklaratë aktuale, siç pretendohet në rrjetet sociale. Pretendimi është verifikuar edhe nga kolegët e “Reuters”. 

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img