.

.

BallinaBurokraci2 muaj për të kthyer përgjigje zyrtare, Ministria e Shëndetësisë e ngadaltë me transparencën

2 muaj për të kthyer përgjigje zyrtare, Ministria e Shëndetësisë e ngadaltë me transparencën

Pandemia në Shqipëri nuk ka përfunduar, teksa vaksinimi kundër Covid 19 do të vazhdojë. Kjo u konfirmua zyrtarisht për Faktoje nga ministria e Shëndetësisë, e cila mori thuajse 2 muaj kohë për të dhënë përgjigje, edhe pse Ligji Për të Drejtën e Informimi jep afat prej 10 ditë pune që institucionet publike të kthejnë përgjigje.

Në muajin mars, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu theksoi se ndonëse pandemia ishte drejt shuarjes, vaksinimi nuk duhej ndalur.

“Sot kur faza akute e pandemisë duket drejt shuarjes, sfida jonë nuk ka përfunduar. Ne do të vijojmë përpjekjet pa u ndalur me Programin Kombëtar të Vaksinimit si e vetmja rrugë për të mbyllur një herë e mirë faqen me pandeminë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërsa, në shtator Faktoje verifikoi se Shqipëria kishtë dështuar në përmbushjen e direktivës së vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për vaksinimin me dy doza të 70% të popullatës kundër Covid 19, deri në fund të qershorit të vitit 2022.

Në lidhje me situatën në vendin tonë, për sa i përket pandemisë, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë më 23 shtator. Një prej pyetjeve që i drejtuam këtij institucioni ishte nëse kishte përfunduar apo jo pandemia në Shqipëri.

Kërkesa për informacion Ministrisë së Shëndetësisë, 23 shtator 2022

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë mori gati dy muaj kohë për kthimin e përgjigjes, për këtë çështje me rëndësi për publikun.  Në përgjigjen zyrtare të mëbrritur për Fakoje në 11 nëntor, MSH bën të ditur se pandemia në Shqipëri nuk ka përfunduar. “Do të vlerësohet situata epidemiologjike në vijim për të kryer më pas ndërhyrjen me masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik”, sqaron Ministria.

Më tej thekson se pritet që të vijnë sasi të tjera vaksinash kundër Covid-19 me të cilat do vaksinohen me dozën e tretë dhe të katërt kategoritë në rrezik.

“Në lidhje me vaksinat, informojmë se pritet të vijnë një sasi vaksinash ndaj Covid-19 dyvalente, për mbrojtjen e popullatës nga variantet e reja të Omicron, si BA.4 dhe BA.5.

Procesi i vaksinimit do të vazhdojë. Plani për vaksinimin është kryerja e dozave përforcuese dhe kështu injektimi i dozës së tretë dhe të katërt për grupet e riskut, si: punonjësit shëndetësorë, të gjithë qytetarët e grup-moshës mbi 60 vjeç, dhe çdo person mbi 18 vjeç me probleme shëndetësore”, argumenton Ministria e Shëndetësisë.

Për sa i përket të prekurve nga Covid-19, zyrtarisht MSH njofton më 5 dhjetor se janë kryer 78 testime, ku kanë rezultuar 5 qytetarë të infektuar dhe nuk ka humbje jete.

Në përditësimin e datës 7 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani në total janë kryer kryer 3,011,681 vaksinime anti-COVID, ndërsa vksinimet në hrkun kohor të 24 orëve, në të gjithë vendin janë më pak se 1000.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img