BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriKur do jepet zgjidhje për transportin në fshatrat e Dropullit të Sipërm?

Kur do jepet zgjidhje për transportin në fshatrat e Dropullit të Sipërm?

Premtimet e përsëritura për garantimin e transportit publik në fshatrat e Dropullit të Sipërm, vazhdojnë të shkelen. Ky shërbim është jetik për banorët e zonës, shumica e të cilëve janë të moshuar dhe për këtë arsye duhet të udhëtojnë rregullisht drejt qendrave shëndetësore apo spitalit. Para një viti Bashkia e Dropullit I konfirmoi Faktojes se shumë shpejt do të ofrohej transportin publicknë këtë zonë, por sivjet pyetja se kur do marrë zgjidhje problemi, ka mbetur pa përgjigje prej dy muajsh.

Raimond Kola

Transporti urban mbetet ende i pazgjidhur për banorët e fshatrave të thellë në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër. Megjithë premtimet e Bashkisë së Dropullit dhe hapat e hedhura gjatë këtij viti për përcaktimin e kritereve dhe shpalljen e konkursit për këtë shërbim, nuk është njoftuar ende finalizimi i një kontrate me sipërmarrje të transporti urban.

Link Vendimi këshillit bashkiak per kriteret Mars 2021 (rishikimi)

Link vendimi shpalljes se konkurimit

Bashkia e Dropullit e la pa përgjigje kërkesën e drejtuar në emër të Faktoje që prej muajit tetor, se kur do ketë zgjidhje transporti në fshatrat e Dropullit të Sipërm.

Premtimi i fundit për zgjidhjen e transportit u bë nga kryetari i Bashkisë së Dropullit Dhimitër Toli gjatë një dëgjese me banorët e kësaj zone për buxhetin e vitit 2021, të mbajtur pak ditë më parë në fshatin Vrisera.

Foto nga dëgjesa e kryetarit të Bashkisë me banorët e Dropullit

“Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet pasi do jetë një ndihmë e madhe për fshatrat e thellë të zones”- tha pas kësaj dëgjese Mihal Kicaqi, banor i Vriserasë.

Sipas tij, në këto fshatra kanë mbetur banorë të moshave të treta dhe marrja e shërbimeve bëhet e vështirë nga sfidat me transportin urban.

Familjet e kanë të pamundur ta përballojnë koston e transportit me taksi apo me makina private nga fshatrat në qendër të Jorgucatit pasi rrugët janë në terrene të vështira dhe kosto e transportit është shumë e lartë tha ai.

Mihal Kicaqi, banor në Vrisera, Dropull

Jorgucati vijon të jetë stacioni i fundit i linjës Gjirokastër – Dropull dhe banorët duhet të përshkojnë me këmbë apo me taksi distanca deri në 15 kilometra drejt fshatrave të tyre.

Dropulli i Sipërm është njësia më e madhe nga tre njësitë administrative të Bashkisë së Dropullit dhe përfshin 18 fshatra me 9.559 banorë nga të cilët rreth 89% kanë emigruar kryesisht në Greqinë fqinje. Disa nga fshatrat më të thellë të Dropullit të Sipërm si Bodrishta, Kërra, Vodhina, Klishari, Selo, Likomili, Llovina, Krioneri, Sotira, Llongo, Koshovica e sigurojnë transportin me mjete private dhe taksive kundrejt kostove shumw tw të larta për banorët.

Vetëm një nxënëse nga fshati Selo arrin të ndjekë studimet e mesme në Shkollën e Bularatit me ndihmën e familjarëve për transportin, ndërsa sfida e banorëve është e madhe në zonat e tjera.

Banorët edhe këtë vit kanë protestuar, dhe reagimi i tyre i fundit ishte në qershor në fshatin Vrisera, pas të cilit kryetari i bashkisë premtoi zgjidhjen e shpejtë të çështjes.

“Faktoje” raportoi edhe një vit më parë mbi premtimin e pambajtur të bashkisë dropull në lidhje me sigurimin e transportit publik për banorët e Dropullit të Sipërm. Pas një kërkese për informacion dërguar në atë kohë, Bashkia e Dropullit u përgjigj brena dy ditësh duke konfirmuar se Këshilli i Bashkisë së Dropullit kishte vendosur lejimin e Linjës rrethqytetëse Dervician – Nisur nga moszgjidhja e problemit të transportit të banorëve, premtimin e Bashkisë së Dropullit për një zgjidhje të shpejtë do ta kategorizojmë, të pambajtur.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img