BallinaFaktometerE PavërtetëZmadhohet e pavërteta, Ahmetaj i shton një tjetër pastrimit të Durrësit nga inertet

Zmadhohet e pavërteta, Ahmetaj i shton një tjetër pastrimit të Durrësit nga inertet

INVA HASANALIAJ

Qyteti i Durrësit vazhdon të “dekorohet” nga mbetjet interte të tërmetit të 26 nëntorit. Këtë e dokumentoi “Faktoje” fillimisht në 25 dhjetor, kur verifikoi në terren deklaratën e ministrit të Rindërtimit Ahmetaj i cili premtoi se për Krishtlindje Durrësi do të ishte i pastruar nga inertet që la pas tërmeti  shkatërrues.  


 

Sot në datën 30/12/2019 ministri Ahmetaj gjatë mbledhjes së tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit deklaroi se Durrësi është pastruar plotësisht nga inertet ndërsa Thumana ishte ende në proces.

“Territori është pastruar, Durrësi dhe Tirana është pastruar  krejtësisht”-tha ministri Ahmetaj. 

Përsëri ne shkuam në terren për të verifikuar nëse në këto  ditë kishte ndodhur “mrekullia”, por u zhgënjyem pasi gjetëm të njëjtën situatë si në 25 dhjetor. Mbetjet inerte i gjen pranë pallateve, nëpër lagjet e Durrësit dhe nëpër trotuare e rrugë kryesore.

Si e gjeti “Faktoje” Durrësin në 30 dhjetor 2019

30 dhjetor Durres Foto: Fjori Sinoruka

Foto: Fjori Sinoruka

Foto: Marjo Brakaj

Nisur nga verifikimi ynë në terren mbi gjendjen e  qytetit të Durrësit deklaratën e ministrit të Rindërtimit Ahmetaj do ta kategorizojmë si Të Pavërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img