INVA HASANALIAJ
Qyteti i Durrësit vazhdon të “dekorohet” nga mbetjet interte të tërmetit të 26 nëntorit. Këtë e dokumentoi “Faktoje” fillimisht në 25 dhjetor, kur verifikoi në terren deklaratën e ministrit të Rindërtimit Ahmetaj i cili premtoi se për Krishtlindje Durrësi do të ishte i pastruar nga inertet që la pas tërmeti shkatërrues.
Sot në datën 30/12/2019 ministri Ahmetaj gjatë mbledhjes së tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit deklaroi se Durrësi është pastruar plotësisht nga inertet ndërsa Thumana ishte ende në proces.
“Territori është pastruar, Durrësi dhe Tirana është pastruar krejtësisht”-tha ministri Ahmetaj.
Përsëri ne shkuam në terren për të verifikuar nëse në këto ditë kishte ndodhur “mrekullia”, por u zhgënjyem pasi gjetëm të njëjtën situatë si në 25 dhjetor. Mbetjet inerte i gjen pranë pallateve, nëpër lagjet e Durrësit dhe nëpër trotuare e rrugë kryesore.
Si e gjeti “Faktoje” Durrësin në 30 dhjetor 2019
Foto: Fjori Sinoruka
Foto: Marjo Brakaj
Nisur nga verifikimi ynë në terren mbi gjendjen e qytetit të Durrësit deklaratën e ministrit të Rindërtimit Ahmetaj do ta kategorizojmë si Të Pavërtetë.