Pretendimi: Zjarret në Kaliforni janë të kontrolluara sepse nuk dogjën vilat e të pasurve
Rate: E pavërtetë
Zjarret në Kaliforni kanë prekur edhe vilat e miliarderëve, ndryshe nga çfarë pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se vilat e miliarderëve në Kaliformi nuk janë prekur nga zjarret, duke aluduar se gjithçka është e koordinuar.
“Ashtu si në Hawaii, edhe në Kaliforni zjarri e ndalon vrullin dhe nuk godet vilat e miliarderëve. Zjarri di se ku godet”, shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale
Mirëpo, këto pretendime nuk qëndrojnë. Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, shumë vila të miliarderëve janë bërë shkrumb e hi nga zjarri që përfshiu Kaliforninë.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, mijëra struktura janë rrafshuar nga zjarret që vazhdojnë të jenë aktivë në Los Angeles, duke prekur edhe shtëpitë e disa të famshëmve, vlera mesatareve e vilave të tyre është 3 milionë dollarë.
Disa nga VIP-at, të cilëve u janë djegur shtëpitë janë: “Paris Hilton, Anthony Hopkins, Tina Knowles, John Goodman, Candy Spelling, Milo Ventimiglia dhe Miles Teller”. Ndërkohë, yje të tjera po përballen me pritjen dhe ankthin nëse diçka mund të shpëtohet nga shtëpitë e tyre.
Zjarret në Los Angeles, të cilat deri tani kanë marrë 10 jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar më shumë se njëmijë ndërtesa, përbëjnë lajm jo vetëm për intensitetin e tyre, por edhe për atë që përfaqësojnë për të ardhmen e zjarreve në pyje në Kaliforninë e Jugut dhe më gjerë. Stinët e zjarreve, që dikur kufizoheshin në disa muaj të vitit, tani duket se janë një tipar i përhershëm i jetës në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara. Kushtet ekstreme të motit për zjarre po bëhen më të shpeshta, me pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve, pronat dhe mjedisin.
Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin zjarret më të rënda që kanë goditur Los Angelos.
Foto kryesore marrë nga: Los Angeles Times/Getty Images