.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëZhduket aplikacioni për monitorimin e ajrit nga faqja e bashkisë Elbasan

Zhduket aplikacioni për monitorimin e ajrit nga faqja e bashkisë Elbasan

Bashkia Elbasan vazhdon të mbetet një ndër qytetet me nivelin me të lartë të ndotjes së ajrit në Shqipëri. Dy vite pas premtimit për uljen e nivelit të ndotjes platfoma e monitorimit të ajrit, për të cilën u harxhuan 24 milion euro, është hequr nga faqja zyrtare e bashkisë. Edhe premtimi për shtimin e hapësirave të gjelbërta, mbetet një investim në kosto të papapërfillshme në krahasim me çfarë kishte premtuar kryetari i bashkisë në 2019.


Qytetit industrial i Elbasanit është një nga zonat më të ndotura në Shqipëri, fakt i cili pranohet edhe nga pushteti vendor. Gjatë fushatës elektorale të qershorit të vitit 2019, kandidati Gledian Llatja, aktualisht kryetar i Bashkisë Elbasan, ndër premtimet listoi edhe angazhimin për uljen e ndotjes në qytet, përmes shtimit të hapësirave të gjelbra në gjithë territorin e bashkisë dhe atë të zonës përreth ish-Metalurgjikut veçanërisht.

Faktoje ishte në terren në fund të muajit nëntor nga ku konstatoi që situata vazhdon të jetë e njëjtë. Ne bëmë një kërkim në faqen zyrtare të bashkisë Elbasan ku nga lundrimi rezulton që pas riformatimit të faqes së saj të internetit është hequr platforma e monitorimit të ajrit, për të cilën u harxhuan 24 milion lekë të reja në vitin 2017.

Sipas projektit, rezultonte se ky investim do t’i shërbente qytetarëve të Elbasanit të mësonin në kohë reale disa parametra të ajrit në zonën e tyre të banimit. Pa dhënë asnjë shpjegim, platforma që dikur shfaqte parametrat mjedisorë është hequr tashmë nga faqja e bashkisë. Edhe pse muaj më parë, kjo platformë ishte aktive, matjet në qytet thuajse nuk funksionuan dhe investimi u bë nul.

Screnshoot nga faqja zyrtare e bashkisë Elbasan

Faqja zyrtare e Bashkisë Elbasan, ku nuk është më platforma monitorimin e ndotjes së ajrit

Bashkia Elbasan ngriti edhe një taskforcë mjedisi, e cila u mor kryesisht me pastrimin e mbetjeve në zona të ndryshme të qytetit.

Faktoje kontaktoi dhe me ekspertë, ku sipas tyre kjo platformë dështoi përshkak të keqmenaxhimit. Eksperti mjedisor Ahmet Mehmeti, njëkohësisht dhe drejtues i organizatës së Klubit Ekologjik në Elbasan shprehet se:

“Kjo platformë dështoi pasi nuk u mirëmenaxhua dhe nuk u konsultuan grupet e ekspertëve qysh në fillim të planifikimit të këtij investimi”.

Faktoje pyeti bashkinë e Elbasanit për investimet në shtimin e hapësirave të gjelbërta më datë 21 dhjetor të vitit 2021 ku nuk mori asnjë përgjigje nga institucioni edhe pas ankimimit nga ana jonë.

Kërkesa dërguar bashkisë Elbasan

Në raportin mbi gjendjen e mjedisit 2020 nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit theksohet se ka një tejkalim të nivelit të normës ditore të BE në dy qytete si Elbasani dhe Durrësi.

“NOx është një ndotës që emetohet në Atmosferë si rezultat i djegies së lëndës djegëse në proceset industrial dhe sektori i transportit rrugor. Kemi tejkalim të normës ditore të BE në të dy stacionet. Burimi kryesor i ndotjes nga PM10 në stacionin e Elbasanit dhe Durrësit, është trafiku. Arsyeja e kësaj ndotjeje është se stacionet janë instaluar anës rrugëve me trafik të rënduar,”-citohet në raport.

Një tjetër premtimin qw lidhet me ujlen e nivelit tw ndjotes nga ana e kryebashkiakut Llajtja, është shtimi i hapësirave të gjelbërta. Nga verifikimi në terren i Faktojes rezulton që investimi më i dukshëm në rikonstruksionin e hapësirave shlodhëse është lulishtja “Kozma Naska”, përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. Në këtë lulishte është investuar në gjelbërim, rrugica dhe në pjesën e shatërvanit.

Lulishtja “Kozma Nasta”

Ambientet e lulishtes “Kozma Nasta”

Ambientet e lulishtes “Kozma Nasta”

Gjithashtu ka mbaruar investimi për lulishten tek busti i “Konstandin Kristoforidhit”, po përgjatë këtij bulevardi. Qytetarët thonë se këto investime janë të rëndësishme për qytetin përshkak se sjellin një ulje të ndotjes.

Lulishtja “Konstandin Kristoforidhit”

Ambientet e lulishtes “Konstandin Kristoforidhit”

Ndërkohë në lagjen “5 Maj” banorët tregojnë që investimet kanë qenë të pakta dhe duhet që bashkia të punojë më shumë për të mbajtur premtimet e saj.

Ka pasur edhe disa investime të pjesshme në disa lagje të qytetit, pas rikonstruksionit të rrugëve dhe shesheve. Një prej tyre që ka pasur një hapësirë të vogël gjelbërimi, është ajo në rrugën “Shpëtim Arapi” në bllokun e pallateve 580, në lagjen “5 Maj”.

Lulishtja në lagjen “5 Maj”

“Kjo këtu është bërë para një viti. Siç e shikoni nuk ka asgjë, nuk mund të quhet lulishte se nuk plotëson asgjë. Nuk ka as lodra, as stola, as bimë, as hapësirë, asgjë prej gjëje. Kanë mbjellë dy- tre pemë aty i kanë vendosur dhe një litar për ta rrethuar dhe kaq”- tregon një zonjë rreth të 50-ave në “lagjen 5 Maj”.

Lulishtja në lagjen “5 Maj”

Në raportin mbi gjendjen e mjedisit 2020 nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit theksohet se ka një tejkalim të nivelit të normës ditore të BE në dy qytete si Elbasani dhe Durrësi.

“NOx është një ndotës që emetohet në Atmosferë si rezultat i djegies së lëndës djegëse në proceset industrial dhe sektori i transportit rrugor. Kemi tejkalim të normës ditore të BE në të dy stacionet. Burimi kryesor i ndotjes nga PM10 në stacionin e Elbasanit dhe Durrësit, është trafiku. Arsyeja e kësaj ndotjeje është se stacionet janë instaluar anës rrugëve me trafik të rënduar.”-citohet në raport.

Zona industriale e ish-Metalurgjikut, vazhdon të jetë burim ndotjeje!

Kombinati Metalurgjik që është me një sipërfaqe prej 160 hektarësh ndodhet rreth 4 kilometër larg nga qyteti. Aktualisht punohet vetëm në disa reparte, siç janë uzina e çelikut, apo ajo e përpunimit të naftës, të cilat administrohen nga shoqëria “Kurum”.

Një tjetër premtim i kryetarit të bashkisë Elbasan Gledian Llatja ishte rehabilitimi i zonës së ish-Metalurgjikut përmes gjelbërimit. Ky premtim renditet në listën e prioriteve të Bashkisë Elbasan dhe me qëllim zbatimin e tyre u hartua edhe një koncept-projekt.

Kryebashkiaku në bazë të këtij projekti për zbatimin e rehabilitimit të zonës së ish-Metalurgjikut në veçanti dhe uljen e nivelit të ndotjes në përgjithësi më 3 mars 2020 prezantoi edhe Planin Vendor të Mbrojtjes së Mjedisit.

“Muri i Gjelbër” mbetet akoma projekt në letër

Pjesë intergrale e Planit Vendor të Mbrojtjes së Mjedisit ishte edhe ndërtimi i “Murit të Gjelbër”.

“Nëpërmjet Planit Vendor të Mbrojtjes së Mjedisit 2020-2022, Bashkia do të realizojë misionin e saj për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke e patur prioritet kryesor parandalimin e ndotjes së mjedisit, sigurimin e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm, shlodhës e argëtues për qytetarët duke iu afruar standardeve të BE-së” – u shpreh kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Sipas bashkisë Elbasan, “Muri i Gjelbër” është parashikuar të ndërtohet në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, duke mbjellë pemë përreth kësaj zone.

“Mbjellja e pemëve në këtë zonë, sipas ambientalistëve, do të ndikojë ndjeshëm në uljen e nivelit të ndotjes, por edhe si një pengesë natyrale, që ndotja të mos shkojë drejt qytetit” – thuhet në njoftimin e Bashkisë Elbasan.

Nga verifikimi që Faktoje bëri në terren me datë 12 janar të vitit 2022 rezulton se në zonën e Kombinatit Metalurgjik nuk ka asnjë ndryshim. Këtë e konfirmojnë dhe punonjësit e disa reparteve.

Pemët në zonën e ish-Metalurgjikut

“Këtu bashkia nuk ka bërë asnjë investim. Këto pemë që shikoni janë mbjellur shumë vite më përpara. Madje dallohen se janë si lisa të mëdhenj, e një pemë nuk mund të rritet aq shumë për një ose dy vite.” -tregon një punonjës për Faktojen.

Edhe më parë Faktoje ka bërë një artikull ku ka treguar që premtimi  për uljen e ndotjes në qytet, përmes shtimit të hapësirave të gjelbra në gjithë territorin e bashkisë dhe atë të zonës përreth ish-Metalurgjikut vazhdon të jetë i PAMBAJTUR.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img