.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëVonesa shembjeve së pallateve në Krujë, po pengon rindërtimin

Vonesa shembjeve së pallateve në Krujë, po pengon rindërtimin

Në janar vitit 2021 duhet të niste shembja e pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti, çka do t’i hapte rrugë rindërtimit të pallatëve në sitin e katërt në bashkinë Krujë. Ky ishte premtimi i dhënë nga kreu i këtij institucioni, Artur Bushi gjatë prezantimit të disa projekteve madhore. Faktoje verfikoi së në muajin tetor të këtij viti, kishte ende pallate që nuk ishin shembur dhe se vendosja e sitit të katërt të rindërtimit, ende është e paqartë.

Gjatë një interviste në datën 03/01/2021 kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi duke prezantuar disa nga projektet madhore që lidhen me procesin e rindërtimit në këtë bashki u shpreh se në janar 2021, do të niste demolimi i pallateve në Krujë, çka do t’i hapte rrugë rindërtimit të pallateve në sitin e katërt të bashkisë Krujë.

*Pjesë nga deklarata e kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Krujë ku mes të tjerash pyetëm nëse kishte nisur procesi i ndërtimit në sitin e katërt.

*Kërkesa për informacion dërguar bashkisë Krujë

Në përgjigjen e saj ky institucion për vendndodhjen e këtij siti, kjo bashki na dërgon një link nga Agjencia e Planifikimi të Territorit.

*Përgjigjja nga bashkia Krujë për Faktoje.al

Pasi shkuam në linkun që na drejton bashkia mësua se faqja e AKTP (Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit) ofron informacion vetëm mbi projektet dhe skemat e shpërndarjes se apartameneteve dhe banesave në të gjithë territorin e bashkisë së Krujës, po nuk ka informacion specifik për sa i përket sitit të katërt, sikurse ishte kërkuar specifikisht në kërkesën dërguar instutucionit.

Në lidhje me vlera totale të projektit, sipas këtij institucioni, është 210.000.000 lekë, ndërsa ndër të tjera bashkia shkruan se aktualisht, ndodhen në fazën e shpronësimeve të pallateve, të cilat do te prishen për interes publik, në fjalë të tjera, procesi i demolimit ende është i paqartë.

 

Gjithashtu Faktoje bëri dhe një kërkim në faqen zyrtare të bashkisë së Krujës, por sërish një informacion të qartë se cila është vendndodhja e sitit të katërt, nuk arritëm ta mësonim.

 

Në muajin shtator, Faktoje shkoi në terren për të parë nga afër se në cilën pikë ishte shembja e pallateve, që duhet t’i hapin rrugë procesit të rindërtimit.

Në lagjen Derede, nga sa konstatuam, kishte ende dy pallate të pa shembur. Banorët e kësaj zone të pyetur nga Faktoje refuzonin të jepnin informacion në mënyrë kategorike.

*Pallati nr1

*Pallati nr2

Mos shembja e pallateve në afatin e përcaktuar, pra në janar 2021 është e qartë dhe nga një njoftim që ishte vendosur në hyrjen e një prej pallateve, ku afati i fundit që vendosur është fundit i muajit shkurt.

*Njoftimi nga bashkia Krujë,

 

Nga vëzhgimi ynë, rezuton se bashkia nuk është kujdesur që të vendos një perimetër të sigurisë që pengon hyrjen në këto pallate që tashmë duhet të ishin shembur. Në katet e para të tyre, çdokush mund të hynte duke e bërë situatën të rrezikshme për çdo banorët, apo dhe për fëmijët.

*Pamje nga brenda pallateve të braktisura tashmë nga banorët

*Pamje nga brenda pallateve të braktisura tashmë nga banorët

Lidhur me pallatet e shpallura për shembje në të gjithë bashkinë Krujë, sipas vetë institucionit të bashkisë rezulton se janë demoluar në total 27 pallate, ndërsa 15 janë për rindërtim, por në asnjë rast nuk specifikohen zonat ku këto pallate do të rindërtohen.

*Përgjigjja për Faktoje.al

 

Nga kërkimet e bëra nga Faktoje dhe nga verifikimi në terren, premtimin e kreut të Bashkisë Krujë, Artur Bushi se në janar 2021, do të niste demolimi i pallateve në Krujë dhe hapja e kantierit të ndërtimeve, çka do t’i hapte rrugën rindërtimit të pallateve në sitin e katërt të bashkisë Krujë do e kategorizojmë Të Pambajtur.

 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img