Pretendimi: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë dikur përkthyese e Hillary Clinton dhe Hashim Thaçit
Verdikti: E pavërtetë
——————————————-
Një foto e presidentes kosovare Vjosa Osmani krahas ish-Sekretares amerikane të Shtetit Hilary Clinton dhe ish-kryeministrit kosovar Hashim Thaçi po qarkullon në rrjete sociale shoqëruar me pretendimin se Osmani ka shërbyer si përkthyese për Clinton dhe Thaçin. Kjo duket një përpjekje për të diskredituar figurën dhe besueshmërinë e presidentes, e cila etiketohet si “kukull shërbimesh sekrete.”
Pretendimi se Osmani ka qenë përkthyesja e Thaçit duket se ka të paktën 4 vite që qarkullon.
Në Prill 2020, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu e quajti Osmanin “përkthyesja e Thaçit” në një reagim në llogarinë e tij në Facebook
Një ditë më vonë, më 9 prill 2020, ky pretendim u përgënjeshtrua nga këshilltari i Osmanit, Artan Murati, i cili sqaroi se “Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit.”
Foto e mësipërme është shkëputur nga një takim i 26 shkurtit 2009 mes Sekretares së atëhershme të Shtetit Clinton, presidentit të atëhershëm kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit të atëhershëm kosovar Thaçi, me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Sipas zbardhjes zyrtare të DASh, Osmanit iu kërkua të përkthente nga vetë Clinton. Kjo, sipas Muratit, “për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit.”
Zbardhja e DASh
Osmani prezantohet qartëshisht nga Clinton si “shefja e stafit të presidentit” Fatmir Sejdiu.