.

.

BallinaPertejVitrinat e seksit online!

Vitrinat e seksit online!

Rrjetet sociale po përdoren si kanalet kryesore për të marketuar qendrat e masazhit në Tiranë. Në kërkim të të ardhurave ekonomike shumë studente kanë aplikuar për një vend pune. Por, pas punësimit janë gjetur para një zgjedhje tjeter, atë të shfrytëzimit seksual kundrejt parave. Këto qendra nuk ofrojnë vetëm masazh, por edhe shërbime seksuale. Faktoje ka sjellë disa raste reale sesi këto vajza, marketohen me një gjuhë sa seksiste aq edhe shfrytëzuese.


Anila Hoxha

Gjuha seksiste

Këto qendra masazhesh përdorin rrjetet sociale për të gjetur klientelë. Profilet e tyre i përngjasojnë një tregu të mishit të bardhë ku çfarë po shitet nuk janë shërbime, por trupat e grave.

Nëse, si çdo profesion tjetër, një masazhatore do të rritej në aftësi dhe klientelë me kalimin e kohës, duke përdorur reputacionin e vjetërsinë në punë për të tërhequr klientelë më të gjerë, një nga fjalitë më të përdorura në këto profile është “staf i ri”, sikurse një dyqan do të përdoret shprehjen “mall i ri” për të joshur klientelën. Në disa prej këtyre faqeve, gratë prezantohen si produkte me foton, ‘emrin’, moshën dhe çmimin të listuar.

Për mes postimeve këto profile “mashtrojnë” se po ofrojnë punë për masazhatore në rrjete sociale, ndërkohë që, puna në fjalë përfshin ushtrimin e prostitucionit. Edhe nëse një grua punësohet në këto qendra vërtet, fillimisht, thjesht si masazhatore, punësimi në një ambient ku ushtrohet prostitucioni vjen me risqet e tij specifike, duke filluar nga ato higjenike-shëndetësore, vulnerabiliteti ndaj dhunës dhe afërsia me një aktivitet të paligjshëm dhe të rrezikshëm. Nga një sërë dokumentesh zbulohet se këto qendra keqpërdorin rrjetet sociale, duke përdorur fotografi dhe përshkrime që manipulojnë imazhin e një qendre masazhi tradicionale. Përtej kësaj imazhi të rremë, shpesh ato ofrojnë shërbime të tjera, duke përfshirë mardhënie seksuale për pagesë. Ky është një rast flagrant i abuzimit të informacionit.

Blerina (po përdorim një emër të rremë për të mos zbuluar identitetin e saj) është 24-vjeç dhe vjen nga qyteti i Lushnjes. Tani që i ka mbaruar studimet ka vendosur të mos rikthehet në vendlindje, por kërkon një të ardhme më të mirë në kryeqytet. Ndërsa kërkonte online për ndonjë punë, sheh se në Instagram dhe Tik Tok gëlojnë ofertat e punës për masazhatore. Në pamje të parë çdo gjë duket (pothuajse) në rregull. Ofertuesit e punës kanë të publikuar në llogaritë e tyre në Instagram numrin e telefonit dhe mundësia e punësimit është vetëm një telefonaë larg. Pasi telefonon, administratorja e qendrës i shpjegon Blerinës se puna është gjashtë orë në ditë dhe do të paguhet me përqindje, në bazë të numrit të masazheve, ku për një të tillë pagesa është 5 mijë lekë të reja.
Por realiteti është krejt ndryshe kur ajo nis punën, pasi masazhi shndërrohet në një ofertë për shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Në TikTok, fytyra e saj është e pa identifikueshme. Duke prezantuar fundshpinën, vajza njofton se mund të kontaktohet për masazhe. Si ajo, edhe dhjetra të tjera i kanë kthyer platformat në “ vitrina” që në dukje besohet se garantojnë masazh edhe pse janë të dyshimta.

Klodian Bilushi, drejtues policie pranë sektorit kundër krimeve kibernetike në kryeqytet, thekson se monitorimi i platformave sociale është thelbësor për hetimet. “Ky monitorim vepron si një sinjal për aktivitetet kriminale të mundshme, jo vetëm në fushën e krimeve në internet,” shton ai. Brenda këtij vëzhgimi vërehen individë që shpërndajnë fjalë urrejtjeje ose më keq, duke fshehur aktivitetet e paligjshme, si prostitucioni, nën maskën e shërbimeve të masazhit.
Oficeri i policisë shpjegon se si këto reklama online mund të çojnë në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme.
“Mund të identifikohen shërbime apo promovime të rreme, që synojnë përfitime ekonomike të paligjshme. Po ashtu, mund të identifikohen individë që ekspozojnë përmbajtje pornografike me të mitur, si dhe sende të kundërligjshme si arma apo substancat narkotike,” shpjegon ai.
Të dhënat e monitorimit online kalohen në departamentin e antiterrorit, që merret me hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Përmes agjentëve të infiltruar që paraqiten si klientë, ky departament ka zbuluar një skemë të sofistikuar ku ofertat e masazhit shpeshherë çojnë në shërbime seksuale.

Në një nga dosjet në hetim me numër vendimi 2321 thuhet: “ Nga të dhënat e administruara dyshohet se persona që posedojnë qendra masazhi, i kanë përshtatur këto ambjente për prostitucion, duke punësuar femra të ndryshme të cilat krahas punës si masazhatore, nxiten ose iu ofrohet nga pronarët që të kryejnë marrë dhënie kundrejt pagesës me klientët që frekuentojnë këto ambjente”.

Policia dhe autoritetet lokale po përballen me një sfidë per të zbuluar dhe ndaluar këto aktivitete të paligjshme që shfaqen nën fasadën e një qendre masazhi.
Nga një sërë dokumentesh zbulohet se këto qendra keqpërdorin rrjetet sociale, duke përdorur fotografi dhe përshkrime që manipulojnë imazhin e një qendre masazhi tradicionale. Përtej kësaj imazhi të rremë, shpesh ato ofrojnë shërbime të tjera, duke përfshirë mardhënie seksuale për pagesë. Ky është një rast flagrant i abuzimit të informacionit dhe manipulimit të klientëve.

Në një nga dosjet e policisë, një vajzë që ndjek studimet e larta rrëfen se si u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion nën “maskën“ e masazhit. Ajo tregon për punën që ka gjetur nëpërmjet rrjeteve sociale, duke filluar me një ofertë për masazh, por më pas iu kërkuar të ofronte shërbime të tjera, përfshirë mardhënie seksuale për pagesë.

Policia konfirmon për Faktoje se bashkëpunoi me Inspektoriatin Shtetëror të Punës Shërbimeve Shoqërore për të kontrolluar dy qendrat e masazhit, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion, njëra në rrugën ‘ Sulejman Delvina” dhe tjetra në rrugën “ Beqir Luga” në Tiranë. Policia ndaloi katër gra, dy me status të martuara dhe dy beqare të cilat u akuzuan për ushtrim prostitucioni. Për 23 vjeçaren A.T e cila ndjek studimet e larta konfirmohet se u kap në flagrancë nga shërbimet policore duke ushtruar prostitucion. Të katërta rezultojnë të pasiguruara edhe pse janë punësuar si masazhatore. I pandehur në këtë dosje u mor edhe administratori i qendrës M.R, që u akuzua për veprën “mbajtje e lokaleve për prostitucion, parashikuar nga neni 115 I Kodit Penal. “Në disa raste iu kam ofruar klientëve shërbime ekstra dhe kam marrë pagesë ekstra, përveç asaj të masazhit”-ka deklaruar studentja 23 vjeçare para policisë.
Ndërkohë në telefonin e administratorit të ndaluar u gjetën mesazhe të shkëmbyera me klientë, tilla si:
“ Mund të vini ta provoni. Ja vlen gocat janë shumë të mira”.
Studentja është ndëshkuar si fajtore për prostitucion me 10 ditë burgim.
“Gjykata thekson se vepra penale e prostitucionit (për të cilën parashikohet dënim nga gjobë deri në tre vjet burgim) ka marrë përhapje të gjerë duke vënë në rrezik parimet morale të shoqërisë’.
24 vjecarja pranoi se u punësua si masazhatore, por që më pas u pagua dhe për shërbimet ekstra. Një tjetër punonjëse, nënë e një fëmije tha për hetuesit: “E gjeta punën në rrjetet sociale, në Instagram.Administratorja më shpjegoi se puna ishte tetë orëshe dhe se pagesën do ta kisha me përqindje. Pesëmijë lekë për masazh. Ditën e parë kreva 4-5 masazhe dhe kundrejt pagesës kreva dhe shërbime ekstra, pra mardhënie seksuale ‘ shpjegon e 25 vjeçarja. “Të nesërmen pyeta administratorët nëse isha e detyruar që të kryeja shërbime ekstra, dhe ata u përgjigjën se çdo veprim ishte zgjedhja ime“.
“Pashë në Instagram një numër telefoni ku thuhej se mund të bëhej masazh. Në Ë hatsApp komunikova me njërin nga numrat, kreva pagesën prej 4 mijë lekë që ja dhashë vajzës që më bëri masazhin. Dhe më pas hyra në dush. Aty erdhi policia” dëshmoi për policinë burii me inicialet E. B. “Më bëri përshtypje- shton ai – se si kur u shtriva për masazh- vajza që po më shërbente më ofroi seks për 4 mijë lekë” .

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img