Ndërsa Ministria e Rindërtimit vijon të jetë hermetike në lidhje me transparencën për faturën e këtij procesi madhor, Faktoje ka vijuar verifikimet nëpërmjet burimeve të tjera zyrtare për të zbardhur të dhënat. Bazuar tek raportimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, realizimi i fondeve të rindërtimit në 2020-n nuk e ka kaluar 52%. Subjektet më të mëdha përfituese të këtyre fondeve janë FSHZH, Bashkitë Durrës, Tiranë e Shijak, ndërsa mes subjekteve private spikasin kompani që kanë përfituar fonde për vepra madhore publike.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2020 shpenzimet per rindërtimin kapën një vlerë prej 16.59 miliardë lekë ose rreth 136 milionë Euro. Plani buxhetor për këtë vit ishte 32 miliardë lekë me një realizim prej 52% të fondit në dispozicion.
Faktoje kërkoi informacion të detajuar për pagesat e kryera për rindërtimin tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Gjatë vitit 2020, rezulton se 9 miliardë lekë janë përdorur për ndërtimin e objeketeve të dëmtuara nga tërmeti dhe akomodimin e banorëve ndërsa 7.6 miliardë lekë për transferta tek individët me bankë si grante rindërtimi.
Më poshtë jepët në formë tabele dhe grafike përdorimi i fondit të rindërtimit sipas institucioneve qendrore dhe lokale për vitin 2020.
Transfertat tek individët në vlerë rreth 7.7 miliardë lekë (prej të cilave rreth 84 milionë lekë për shpronësime) janë kryer me bankë ose me anë të Postës Shqiptare. Më poshtë jepen në formë grafike vlerat e transfertave të individëve sipas institucioneve financiare që i kanë zbatuar.
Si pjesë e rindërtimit, janë bërë pagesa tek kontraktorët privatë në vlerën 8.9 miliardë lekë gjatë 2020, ose rreth 73 milionë euro. Më poshtë paraqiten në mënyrë tabelore, 25 subjektet kryesore që kanë marrë pagesa nga Thesari gjatë 2020. Këto 25 subjekte zënë rreth 68% të këtyre pagesave të kryera për furnitorë të ndryshëm gjatë 2020.
*Foto e parë është marrë nga iStock